ORGANIZOHET NJË MITING MADHËSHTOR I FITORES NË RRIPIN E GAZËS

0
237

Me rastin e 25 vjetorit të themelit të organizatës së Hamasit u organizua një miting ku morën pjesë me dhjetëra mijëra persona.
Organizohet një miting madhështor i fitores në Rripin e Gazës

Në Rripin e Gazës organizohet mitingu madhështor i fitores.

Me rastin e 25 vjetorit të themelit të organizatës së Hamasit u organizua një miting ku morën pjesë me dhjetëra mijëra persona.

Palestinezët të cilët dëshironin të merrnin pjesë në mitingun e fitores u dyndën drejt sheshit El Ketibe në perëndim të Gazës.

Lideri politik i Hamasit, Halid Meshal së bashku me Kryeministrin e qeverisë palestineze, Ismail Hanije e përshëndetën turmën e mbledhur.

Në fjalën e tij drejtuar turmës në shesh Meshal tha se kurë nuk do të gjunjëzohen para okupimit të Izraelit dhe shtoj “Nuk do të japim as një pëllëmbë të tokës tonë. Rezistenca do të mbetet boshti ynë kurrizor”.

Meshal gjithashtu tha se herët ose vonë do të formohet një shtet i pavarur palestinez.

Ai tërhoqi vëmendjen se Bregu Perëndimor dhe Rripi i Gazës janë pjesë të pandashme dhe vijoj me këto fjalë: “Ndarja është një fatkeqësi kombëtare. Ejani të bashkohemi në politikë dhe ti japim fund kësaj”, ndërsa shtoi se dëshiron që bota islame të bashkohet.

Meshal deklaroj se nuk janë të lidhur me asnjë shtet dhe se kurë nuk do të heqin dorë nga parimet e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here