Në Indi, hindusët vrasin 31 mysliman

0
242

                                                                                                                           (u186u)Gujarat-Riots

Së paku 31 mysliman janë vrarë dhe qindra të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, për shkak të dhunës hinduse ndaj myslimanëve. Këto akte dhune po ndodhin në prag të zgjedhjeve të përgjithshme.

Policia evakuuar fshatarët myslimanë të rrethit e Muzaffarnagar, 127 km në verilindje të Nju Delhit në shtetin e Uttar Pradesh. Ky rajon ka qenë epiqendër e dhunës ndër vite.

Sulmuesit hindu rrahën fëmijët dhe dogjën prona, duke shkaktuar frikë dhe tmerr ndër banorët mysliman. Shifra prej 31 të vrarëve mendohet të jetë edhe më e madhe.

Zyrtarët policor thanë se autoritete janë gati për një shtetrrethim në pjesët e qytetit Muzaffarnagar, ndërsa forcat e sigurisë janë duke bërë patrulla të rregullta në fshatrat e prekura.

Utar Pradesh është një nga shtetet më të varfra të Indisë me një popullsi më të madhe se ajo e Rusisë.

Ndërsa sot paradite, përkundër përpjekjeve të forcave të sigurisë për rikthimin e normalitetit, dhuna u përhap në rrethin e Shamli, ku një 40 –vjeçar, Imam i një xhamie, u qëllua për vdekje.

Dhuna ndaj myslimanëve në Indi ka qenë një karakteristikë përcaktuese e politikës indiane që prej ndarjes traumatike të vendit nga Pakistani në vitin 1947, kur qindra e mijëra njerëz u vranë dhe miliona u zhvendosën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here