Kreu i autoriteteve lokale në një lagje në Bangui, të banuar kryesisht me muslimanë, ka refuzuar të takohet me komandantët e ushtrisë franceze që kishin ardhur në shtëpinë e tij.
“ Ata erdhën në shtëpinë time dhe më thanë se donin të kishin një takim privat me mua, por unë nuk pranova,” tha Muhamed Tahir Baladud, i emëruar nga qeveria në rrethin e kilometrit të 5-t.
“ Unë iu kam thënë atyre se shtëpia ime nuk është zyrë dhe në qoftë se donin të takoheshin me mua, atëherë ata duhet të më takojnë mua së bashku me përfaqësuesit e komunitetit, në zyrën time.”
“ Ne do të takohemi nesër me komandantët francezë, në komunë,” tha Baladudu, i cili është shumë i rrespektuar brenda qeverisë së përkohshme dhe ka ndikim në komunitetin musliman. Ai nuk ka dhënë emrat e atyre më të cilët do të takohet.
Zëdhënësi i paqeruajtësve francezë nuk ka dhënë koment në lidhje me këtë.
Republika e Afrikës Qendrore, një vend i pasur me minerale dhe pa dalje në det, kaloi në anarki nga marsi, kur grupi Seleka – i përbërë nga shumicë muslimane- rrëzoi presidentin Christian François Bozize, i cili kishte ardhur në pushtet nga një grusht shteti në vitit 2003.
Sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, më shumë se 400.000 njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre si rezultat i dhunës.