MJER PËR NENSHKRUESIT E MARRËVESHJES ME SERBINË

0
237

shefqkr2

MJER PËR NENSHKRUESIT E MARRËVESHJES ME SERBINË
DR.SHEFQET KRASNIQI

E mjera ajo dorë që ka nënshkruar një marrëveshje në dëm të vendit!.

Kosova nuk është e politikanëve apo qeveritarëve, ajo është e popullit, është e qytetarëve të saj të cilët dhanë jetën dhe krejt çka patën për ta çliruar këtë copë vend që na ka mbetur. E shitja e një pjese të kësaj toke është tradhtia më e madhe që ka mund t’ia bëjë dikush popullit të Kosovës.

La ilahe ilallah! Zoti është i madh, Ai sheh dhe dëgjon!

Të lëshohet pe ndaj shtetit tonë, dhe atë në llogari të çkajes?!

Të anëtarësimit në institucione të Evropës?!

Anëtarësimi nuk është çmimi për të cilin ia vlen t’ia falësh shtetin tënd të tjerëve.

Çfarë dobie ka anëtarësimi kur ta shesësh shtetin?!

Bile unë kam frikë se derisa ta anëtarësojnë Kosovën në Unionin Evropian shumë shtete të Evropës kanë për të dalë prej atij unioni, ose kanë për t’u përjashtuar, siç po flitet për disa shtete evropiane .

Dr.Shefqet Krasniqi

/Besimtari.com

Untitled

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here