Mehdiu: Historia të korrigjohet, jo të ndryshohet

0
245
(u84u)Feti MehdiuAkademiku, Feti Mehdiu në një prononcim për Telegrafin ka deklaruar se është kundër formulimeve ‘rishkrim dhe ndryshim i historisë’, por sipas tij, historia e popullit shqiptar ka nevojë vetëm të korrigjohet.

Profesor Mehdiu vlerëson se historinë duhet ta korrigjojnë intelektualët, politika, shoqëria dhe të gjitha mekanizmat tjerë përgjegjës, secili në përgjegjësinë dhe punën që i takon.

“Historia e shqiptarëve duhet të korrigjohet e jo të ndryshohet. Fatkeqësisht edhe në periudhat më të hershme edhe tash në këtë periudhë ka ende keqpërdorime dhe shtrembërime të fakteve historike”, tha ai.

Sipas tij, qasja ndaj historisë duhet të jetë e ftohtë dhe jo të bazohet mbi paragjykime. Ai tha se për historinë e shqiptarëve të Kosovës në periudhën e Perandorisë Osmane, ka mjaft argumente të cilat janë në arkivat e botës, veçanërisht në atë të Stambollit dhe Ankarasë.

“Nuk lihet anash arkiva e Shkupit, Beogradit dhe Sofjes. Historia e popullit shqiptar në përgjithësi duhet të kërkohet në arkivat e Sulltanatit Osman, duke pasur parasysh që ka shumë materiale të cilat pak janë shfrytëzuar”, shprehet Mediu.

Ai konsideron se krahasimi i perandorisë osmane me pushtimin serb nuk është i drejtë.

“Sulltanati Osman, ardhja e osmaneve në Ballkan, respektivisht tek shqiptaret është e ngjashme me Naton dhe forcat e paktit veri-atlantik. Se sulltanati osman ka qene i egër dhe i ashpër ndaj shqiptarëve është njejtë sikur të thuash që Nato ka qenë i agresor ndaj popullit të Kosovës”, thotë Mediu.

Akademiku vlerëson se termi pushtues dhe çlirues janë relative.

“Mos të kapen intelektualët, historianët për këto terma, relativiteti qëndron sepse faktet flasin se Sulltanati Osman i çliroj shqiptarët, duke qenë ata nën zgjedhën dhe dhunën e kishës e cila ishte e orientuar nga kisha lindore. Njerëzit të cilët aso kohe nuk mendonin sikur krishterimi lindor dënoheshin dhe anatemoheshin”, tha ai.

Ndryshe, një ditë më parë Bernd Posselt, deputet gjerman në Parlamentit Evropian ka thënë se Turqia nuk duhet të përzihet në librat shkollor të Kosovës, pasi sipas tij, populli i Kosovës duhet të jetë i pavarur në të vendosurit për librat shkollorë të historisë dhe mënyrën e të mësuarit të historisë për të rinjtë e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here