Jogurti kundër erës së keqe të gojës, sheqeri për lemzën

0
564

Me siguri të paktën njëherë në jetë keni vuajtur nga dhimbja e kokës, puçrrat në lëkurë ose të përzierat, ndërsa më shtëpi nuk keni pasur tableta ose mjete për t’i shëruar. Disa nga ne u përtojnë preparateve kimike artificiale dhe ilaçeve me të cilat i shërojmë këto gjendje të sikletshme dhe probleme jo aq të rrezikshme dhe mundohemi që t‘i shërojmë me mjete natyrore.

Ju sjellim disa produkte të cilat me siguri i keni në shtëpi dhe mund t’u shërbejnë si ndihmë e parë:

1.    Vaji i ullirit kundër ekzemës

Vaji i ullirit është i pasur me vitaminë E, çka e bën të shkëlqyeshëm për hidratimin e lëkurës. Vendosni pak vaj ulliri ekstra virgjin në lëkurën e lagësht dhe do të qetësojë ekzemat dhe inflamacionet e dhimbshme.

2.    Lëngu për shpëlarjen e gojës kundër kërpudhave

Zhytja e shputave të këmbëve në lëngun për shpëlarjen e gojës 15-20 minuta dy herë në ditë, do t’ju shërojë nga kërpudhat në shputa. Po ashtu ky lëng ndihmon edhe tek kallot dhe zbokthi.

3.    Jogurti kundër erës së keqe të gojës

Hulumtimet kanë treguar që bakteret në jogurtin pa sheqer mund të ulin nivelin e baktereve të këqija që shkaktojnë erën e sikletshme. Frymëmarrja juaj do të jetë e freskët nëse çdo ditë pini një gotë jogurt.sugar

4.    Me sheqer kundër lemzës

Lemza është e mërzitshme dhe e lodhshme, por mund të ndalet. Thjesht, gëlltitni një lugë të mbushur me sheqer dhe në afatin prej një minute do të ndalni lemzën. Ekspertët besojnë që ëmbëlsia e papritur në gjuhë është arsye e mbingarkesës së mbaresave nervore në gojë të cilat shkaktojnë lemzën.
5.    Çamçakëzët ndihmojnë tek stresi

Hulumtimet kanë treguar që përtypja e çamçakëzit nga kanella ose peperminti reduktojnë lodhjen për madje 20 për qind. 25 për qind e të testuarve kanë thënë që janë ndier më pak të frustruar, ndërsa 30 për qind e tyre kanë konsideruar që koncentrohen më mirë.

6.    Kundër dhimbjes së kokës – lapsi

Shkaku i dhimbjes së kokës shpesh mund të jetë në shtrëngimin dhe tensionimin e pavetëdijshëm të nofullës. Mbajeni lapsin butë në mes dhëmbëve dhe relaksoni muskujt tuaj dhe kështu largoni dhimbjen e kokës.

7.    Uthulla e mollës kundër erës së keqe

Fërkoni këmbët tuaja me një leckë të zhytur në uthull molle dhe do ta largoni aromën e pakëndshme të këmbëve. Asidet që ndodhen në uthullën e mollës do të largojë kërpudhat që shkaktojnë aromën e pakëndshme.

8.    Me domate kundër akneve

Domatja ka shumë vitaminë C dhe A, antioksidantë dhe është e thartë, kështu që mund të përdoret për shërimin sëmundjeve të ndryshme më të vogla të lëkurës – veçanërisht nëse keni lëkurë të yndyrshme. Grimcojeni dhe shtypeni një domate dhe lëreni të qëndrojë rreth një orë në fytyrë. Këtë ritual përsëriteni një herë në javë.