Franca liron “kasapin” e Ruandës

0
538

                                                                                                                                      (u186u)_69809052_skulls_afp

Një gjykatë franceze ka urdhëruar lirimin e një ish-koloneli të ushtrisë ruandeze, i cili kishte pasur gisht në gjenocidin e vitit 1994, ku humbën jetën afro 1 milion njerëz. Laurent Serenbuga, 77 vjeçar, shërbeu si zëvendës shef i stafit të regjimit të kryesuar nga fisi Hutu, të cilët kryen masakra ndaj banorëve të fisit Tutsi.

 Por gjykata franceze dha mendimin e saj se në Ruandë kolonelit nuk do t’i rezervohej një “gjyq i paanshëm”. Ish koloneli jetonte në banesën e tij në veri të Francës, përderisa ndaj tij rëndonte një urdhër-arresti ndërkombëtar.

Franca strehon disa prej kryrësve mizor të krimeve, përfshirë ish komandantin sirian Rifat Al Asad, i cili kishte kryer masakrën e Hamas, ku janë vrarë mbi 40.000 persona.