Home Lajme Emri më popullor në Angli nuk është Oliver, por Muhamed

Emri më popullor në Angli nuk është Oliver, por Muhamed

Muhammad-is-now-the-top-name-for-British-Babies (1)BRITANI – Pak ditë më parë, mediat në Britaninë e Madhe raportuan se emri më popullor në Angli dhe Uells është Oliver. Kështu thonë statistikat zyrtare. Por në të vërtetë, emri më popullor është Muhamed, vetëm se ka një problem: Për shkak të gërmëzimit ai nuk llogaritet si i pari.

Nëse merren të gjithë variacionet e emrit, përfshi këtu Muhammad, Mohammed dhe Mohammad, atëherë Muhamed del në krye me 7445 emra në vitin 2013.

Ndërkohë 6949 bebe kanë marrë emrin Oliver. Harry është në vend të dyte ndërsa George është futur në dhjetëshe falë edhe fëmijës mbretëror.

Në krye të emrave për femra është Amelia. Më pas vijnë Olivia, Emily, Ava dhe Isla.

(d.b/BalkanWeb)

Previous articleShafrani
Next article“Hoxhë” Mulla Osmoni shan me nënë