Thursday, November 30, 2023
...
HomeLajmeEgjipti, referendum për kushtetutën

Egjipti, referendum për kushtetutën

Presidenti Mohammed Morsi ka bërë të ditur se referendumi për projektkushtetutën egjiptiane do të mbahet më 15 dhjetor.

Njoftimi u bë përpara asamblesë së dominuar nga islamistët, të cilët tashmë kanë miratuar dokumentin gjatë javës që lamë pas.

Si projektkushtetuta ashtu edhe dekreti i presidentit Morsi, kanë shkaktuar protesta të mëdha nga kundërshtarët dhe itharët e presidentit. Pas marrjes së një kopje të dokumentit, Morsi u bëri thirrje ‘të gjithë egjiptianëve’ që të marrin pjesë në referendum dhe të tregojnë nëse e përkrahin ose jo projektkushtetutën.

Në rast se miratohet, kushtetuta do të shfuqizojë të gjitha deklaratat e mëhershme kushtetuese, përfshirë edhe dekretin e Morsit dhe Egjipti duhet të zgjedh një parlament të ri në afat prej 60 ditësh

RELATED ARTICLES

Leave a Reply

Most Popular

Recent Comments