Çka është Rukja?

0
216

Çka është Rukja?

Rukja është mbrojte, me të cilën shërohet ai i cili ka vështirësi, si ai i cili ka temperaturë ose epilepsi si dhe vështirësi të ngjashme me të.[1]

Ndahet në dy pjesë:
E para: Rukje të ndaluara

– Janë ata që bëhen me kërkim ndihme nga dikush tjetër pos Allahut, si me xhinët ose me gjëra të tjera shpirtërore që janë në kundërshtim me besimin e pastër dhe që bien ndesh me të, ky është kuptimi të cilin e ka thënë i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, në fjalën e tij “Rukja, hajmalitë, nyjat janë prej Shirkut”.[2]

E dyta: Rukja e lejuar legjitime, me kushtet në vijim:

1 – Të mos jetë rukja e përzier me shirk:

Auf Ibnu Malik el–Eshxhaiu përcjell dhe thotë: Ne bënim rukje në kohën e injorancës dhe i thamë të Dërguarit të Allahut për këtë? – Tha: “Më tregoni se si bëni ju rukje, nuk prish punë, lejohet rukja, përderisa nuk përmban në vete shirk”[3].

2 – Rukja të mos ketë shirk, ngase muslimanit nuk i lejohet të shkon te sihirbazët të kërkoj prej tyre rukje, ngase për këtë gjë transmetohen transmetime, të cilat rreptësisht ndalojnë shkuarjen te fallxhorët, sihirbazët si dhe pretenduesit e parashikimit të fatit, në hadith i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kush shkon te fallxhori dhe të parashikuesi i fatit” në një version tjetër: “tek sihirbazi dhe e beson atë që i thotë, e ka mohuar atë që ja ka zbritur Muhamedit“.[4]

3 – Rukja të bëhet me shprehje të qarta, të kuptueshme, e jo nga ajo që nuk kuptohet, sepse nuk i besohet të mos jetë shirk, andaj çfarë supozohet se është shirk nuk lejohet të bëhet, për këtë arsye Ibn Haxheri-Allahu e mëshiroftë, në “Fet-hul bari” thotë: Të gjithë dijetarët janë të pajtimit se rukja lejohet me tre kushte:

A – Të bëhet me fjalët e Allahut ose me emrat dhe cilësitë e tij.

B – Të bëhet në gjuhën arabe ose me gjuhën tjetër çfarë i dihet kuptimi.

C – Të beson se rukja nuk ndikon për përmirësim personalisht, mirëpo ndikon me caktimin e Allahut të Lartësuar.[5]

————————————————————————-

[1] “Nihaje fi garibil – ehadith” , Ibn Ethir 2/254.
[2] Transmeton Muslimi nr. 200.
[3] Transmeton Ebu Davudi, Ibn Maxheja, imam Ahmedi në Musned, autori i librit “Nexhu sedid fi terixhil-en hadithi tejsiril Azizi–hamid” thotë se hadithi ështe i mirë nr. 59.
[4] Autori i librit “Nehxhu sedid fi tehrixhil-ehadithin tejsiril-azizi Hamid” thotë se hadithi ështe i saktë nr. 150.
[5] “Fet–hul – bari” Ibn Haxheri 10/206.

 

 

Source link

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here