Bën gjynahe pa iu skuqur fytyra një herë prej Meje !?

0
227

Në kohën e profetit Musa a.s ndodhi një thatësirë e madhe e cila nuk kishte ndodhur më parë. Të mbjellat u thanë, bagëtia filloi të ngordhë dhe njerëzit filloi t’i kërcënojë uria, etja dhe vdekja.

Populli i Musait a.s u mblodhën një ditëi dhe i thanë:333

“O Musa, o profet i Zotit, lute Zotin që të lëshojë shi nga qielli, pasi mund të vdesim.”
Atëherë, Musai a.s e mblodhi popullin – rreth 70 mijë çifutë – dhe filloi të lutej, nderkohe qe njerezit thoshte “Amin!”, pas çdo lutje.
Megjithatë, shiu nuk po binte. Atëherë, Musai a.s u drejtua nga qielli dhe tha:

“O Zot, përse nuk po bie shi edhe pse po te lutemi dhe po te pergjerohemi?!”
Zoti i thotë:

“O Musa, nuk do të bjere shi, pasi në mesin tuaj është një burrë që ka dyzet vite që bën gjynahe pa iu skuqur fytyra një herë prej Meje. Nuk do të bjerë shiu derisa ai të dalë nga mesi juaj. Vetëm kur ai të largohet nga ju do të bjerë shiu.”
Atëherë, Musai a.s i mblodhi të gjithë njerëzit dhe u tha: ”Nuk do të bjerë shi, derisa të largohet prej nesh ai që ka dyzet vite që bën gjynahe.”
Nuk zgjaten vecse disa minuta dhe ia filloi të bjerë shi i madh.
Musai a.s mbeti i shtangur dhe i habitur e pyeti Zotin:

“O Zot, si ka mundësi që ra shi megjithëse nuk doli kush?” –
Zoti iu pergjigj:

“O Musa, – ia ktheu Zoti, – robi im që veproi gjynahe për dyzet vite, u pendua me sinqeritet në ato çaste.
Personi që kishte 40 vjet që bënte gjynahe, kur degjoi se duhet te dale nga mesi i popullit pasi ishte shkaktari per vuajtjet e tyre, shikoi njëherë majtas dhe djathtas se mos del dikush tjetër, por, kur pa se nuk lëvizi kush, e kuptoi se flitej për të. Në ato çaste të vështira për të fillon të lutet me vete:

“O Zot, ka dyzet vite që nuk të bindem dhe kam vazhduar me gjynahe dhe Ti më ke mbuluar dhe nuk e kanë marrë vesh njerëzit. O Zot, po të dal tani, do të dal i poshtëruar dhe nëse nuk dal, do të vdesim nga etja e uria. O Zot, unë në këto momente pendohem për ato që kam vepruar dhe te jap fjalen se nuk do u kthehm me atyre veprave, prandaj më fal, m’i mbulo të metat dhe mos me poshtero sot!”
Unë ia pranova pendimin, prandaj filloi të bjerë shiu.

I shtyre nga kureshtja, Musai [alejhis-selam] iu lu a.s i tha:”O Zot, ma trego kush eshte ai njeri!”
Por Zoti ia ktheu: “O Musa, ka dyzet vite që bën gjynahe dhe Unë ia kam mbuluar, kurse tani që u pendua dhe i la gjynahet, Unë ta zbuloj dhe ta poshtëroj para njerëzve?!”
Zot na i mbulo te metat dhe na udhezo ne rruge te mbare. amin

Shkroi: Prof. Elmaz Fida

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here