A e dini..!?

0
484

Sa herë në ditë trupi juaj është programuar të ndjej nevojën pët të fjetur ?

* Një
* Dy
* Tre
* Katër

Përgjigja është:

Trupat tanë janë të programuar për dy periudha natyrore të gjumit gjatë një ditë 24-orëshe, pa marrë parasysh se sa ke fjetur në 24 orët e fundit.
Periudha primare është midis mesnatës dhe orës 07:00, dhe periudha e dytë ndodh në pasditën e vonë, prej 13:00-16:00.

“Dhe gjumin tuaj jua bëmë për pushim”.(EnNebe’ë. 9)

Fjala subata, sebtum në gjuhën arabe domethënë shkëputje, vdekje, ndërprerje nga aktivitetet e ditës (jetës), për një kohë të caktuar në mënyrë që qelizat tona trupore të kenë kohe të mjaftueshme për rifreskim.

Nuk ka dyshim se gjumi është njëri nga argumentet më bindëse që dëshmon ekzistimin e Zotit. Për këtë Allahu i madhërishëm në Kur’anin fisnik thotë:

“Nga argumentet e Tij është edhe gjumi juaj natën e ditën, edhe përpjekja juaj për të fituar nga të mirat e Tij. Në këtë ka argumente për popullin që dëgjon”. (Er Rrum. 23)

Muhammedi alejhi selam thoshte:

“Falënderimi i qoftë Allahut, i Cili na ngjalli pasi na bëri të vdekur (në gjumë), dhe vetëm tek Ai është ringjallja”. (Transmetojnë Buhariu dhe Trimidhiu).

Përktheu dhe përshtati: Dr. Uvejsi,