Çfarë thotë shkenca për njerëzit e parë?

0
247

Shkencëtarët thojnë se njerëzit e parë kanë pas pamje të ngjashme me atë të majmunit dhe se nuk kanë ditur të flasin por kanë komunikuar me gjeste apo me vizatime.
Këtë supozim e hedh poshtë Kur’ani i cili na tregon se njerëzit e parë kanë folur dhe i kanë kërkuar Zotit falje kur kanë gabuar:

2:31. E Ai (Zoti) ia mësoi Ademit të gjithë emrat (e sendeve), pastaj ato ua prezentoi engjëjve dhe u tha: “Më tregoni për emrat e këtyre (sendeve të emërtuara), nëse jeni të drejtë (çka mendoni)?”
2:32. (Engjëjt) Thanë: “Ti je i pa të meta, ne nuk kemi dije tjetër përveç atë që na e mësove Ti. Vërtetë, Ti je i Gjithëdijshmi, i Urti!”
2:33. (Zoti) Tha: “O Adem, njoftojë ata (engjëjt) me emrat e atyre (sendeve)!” E kur u rrëfeu atyre për emrat e tyre, (Zoti) tha: “A nuk ju kam thënë juve se Unë më së miri e di fshehtësinë e qiejve e të tokës dhe më së miri e di atë, që ju e publikoni dhe atë që e mbani fshehtë”.

7:19. (Ne i thamë) O Adem, ti dhe bashkëshortja jote zini vend në Xhennet, hani nga të doni, e mos iu afroni kësaj peme, pse do të bëheni prej zulumqarëve (të vetvetes suaj).
7:20. Shejtani i nxiti ata të dy (i mashtroi), që t’ua zbulojë atyre pjesët e turpshme që u ishin të mbuluara dhe tha: “Zoti juaj nuk ua ndaloi juve dyve atë pemë vetëm që të mos bëheni meleqë (engjëj), ose të mos bëheni prej të përjetshëmve.
7:21. Dhe ju bëri be atyre (duke u thënë) se: Unë jam këshillues për ju.
7:22. Atëherë me mashtrim i zbriti (në nivel të palakmueshëm). E kur e shijuan pemën u zbulua vendturpi i tyre dhe filluan ta mbulojnë atë (duke vënë gjeth mbi gjeth) nga gjethet e (pemëve të) xhennetit. Zoti i tyre i thirri (duke u thënë): “A nuk ua ndalova ju dyve atë pemë dhe a nuk ju thashë ju dyve se shejtani është armik i hapët për ju?!”
7:23. Ata të dy thanë: “Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë(i dëmtuam) vetvetes sonë, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve!”

Gjithashtu Zoti na lajmëron në Kur’an se njerëzit e tillë jobesimtarë si këta shkencëtarë që e mbështesin teorinë se njeriu e ka prejardhjen nga majmuni nuk kanë argumente për këto që deklarojnë dhe se ata ndjekin vetëm supozime!

6:116. Në qoftë se u bindesh shumicës (mohuese që janë) në tokë, ata do të largojnë ty nga rruga e All-llahut. Ata nuk ndjekin tjetër vetëm supozime dhe nuk janë tjetër vetëm se rrenacakë.

Përgatiti: Sefadin Muqaj, Prizren, Kosovë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here