Komisioni i Hënës në Arabinë Saudite ka vërtetuar fillimin e muajit hënor Dhul-Hixhe nga data 6.Tetor.2013 (e dielë).
Ekspertët janë mbledhur për shikimin e hënës, në mënyrë që ta konstatojnë saktë ditën e festimit të Kurban Bajramit sipas kalendarit Islamik, e që bazohet në llogaritjenë hënore.
Në llogaritjen hënore-lunare, dita e Kurban Bajramit (Eidul-Edha) është dita e 10të e muajit hënor Dhul-Hixhe.
Festimet e Dites së Kurban Bajramit japin fundin e Haxhit, e që është shtylla e pestë e Islamit e cila kryhet nga miliona musliman çdo vitë.
Andaj dita e madhe e Arafatit, e cila është dita më e rëndësishme e Haxhit, i bie që të jetë data 14.Tetor.2013 (9.Dhul-Hixhe.1434 Hixhri), sipas shpalljes së ekspertëve nga Arabia Saudite.