Nuk ka gjë më të mirë se kur ju kaplon uria, për fat të keq, ju shikoni çfarë ka mbetur në furrë apo në frigorifer. Ju do ta ngrohni ushqimin e mbetur dhe do të përfundoni të kënaqur.
Derisa ju mendoni se këtu nuk ka asgjë të keqe, prapëseprapë ekzistojnë disa rregulla rreth asaj se cilat ushqime duhet t’i ngrohni e cilat jo.
Picat
Pjesët e mbetura të picës që nuk e keni konsumuar me kohë, mos i ngrohni në mikrovalë. Më mirë do të ishte që një gjë të tillë ta bëni në tepsi, pasi që në mënyrë tjetër humb gjithë vlerat e saj ushqyese dhe mund të pësojnë problemet me tretjen.
Mishi i pulës
Nëse mishin e pulës e ngrohni në mikrovalë, vetëm sa do ta thani atë. Mos e bëni një gjë të tillë. Më mirë ndajeni mishin në copëza të vogla dhe ngroheni me pak vaj, në tepsi.
Supat
Ekziston një rregull: Atë që e keni gatuar në shporet ngroheni po në shporet. Nëse e ngrohni në mikrovalë vetëm sa do t’i humbni materiet ushqyese. Më mirë është që supën ta ngrohni në zjarr të lehtë duke mbuluar me kapak.
Makaronat
Është vërtetuar se makaronat nuk janë “material” për t’i ri ngrohur. Kështu bëhen të thata, ndërsa mesi u mbetet ashtu i fortë. Ngrohni në tepsi me pak vaj.
Buka
Nëse e ngrohni bukën në mikrovalë, nga brenda ajo do të mbetet e ftohtë, ndërsa përjashta do të jetë e ngrohtë. Më mirë do të ishte ta mbështillni me folie dhe ta ngrohni në furrë, pasi që kështu ruhen të gjitha substancat ushqyese.