Ballina Zgjodhëm për ju. Nëse gjen pluhur mbi Kuranin tënd, qaj për veten tënde..

Nëse gjen pluhur mbi Kuranin tënd, qaj për veten tënde..

Nëse gjen pluhur mbi Kuranin tënd qaj për vetveten. Ai që e len leximin e Kuranit tri ditë pa ndonjë arsye konsiderohet si njeri që e braktis Kuranin. Po ai që e braktis një javë, po ai që e braktis një muaj, apo gjysmë viti, si është gjendja e tij?! Si është gjendja e atij që lexon Kuran vetëm në Ramazan?!

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Shembulli i besimtarit që lexon Kuran është si shembulli i qitros, era dhe shija e saj është e mirë”.

U veçua qitroja këtu ngase njerëzit kënaqen me ngrënien e tij dhe kënaqen me nuhatjen e erës së tij. Në pamje të jashtme është e bukur, ndërsa në të brendshmen e dobishme.

Mos e braktisni Kuranin dhe mos e leni anësh, sepse vlera e tij është shumë e madhe. I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Lexojeni Kuranin sepse ai do të vjen ndërmjetësues për juve në Ditën e Kiametit”.

A nuk e doni ju ndërmjetësimin e tij, atë ditë, ku disa fytyra do të nxihen, e disa do të zbardhen!

Allahu e bëri të lehtë për lexim, madje edhe fëmija mundet ta mëson përmendësh me lejen e Allahut: “Vërtet, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për t’u kuptuar dhe kujtuar, prandaj, a ka ndonjë që të marrë këshillë?!” Kamer 17.

Pse nuk ndjejmë lodhje kur e kalojmë kohën me shokë, dhe në internet, dhe në shikimin e televizionit, rrimë ndoshta me orë, kurse kur e marrim të lexojmë një faqe Kuran ndjejmë lodhësi dhe e lëmë!

Besoj se përgjigjen çdo njëri e dinë, vetëm se duhet ta kuptojmë realitetin se jemi musliman dhe muslimani nuk mundet të jeton pa Kuran. Kurani është jeta e tij, udhëzimi i tij, shpresa e tij dhe drita e tij në dynja dhe ahiret!