Ishte një njeri të cilin Allahu e furnizoi me gjashtë fëmijë dhe të gjithë ishin vajza. Gruaja e tij ishte shtatzënë me të shtatin, dhe frikohej burri se ndoshta edhe fëmija i shtatë do të jetë vajzë, e jo djalë. Vendosi që nëse edhe fëmija i shtatë i lind vajzë, e jo djalë, ta divorcon gruan e tij!!
Atë natë kur bie në gjumë, e sheh në ëndërr se është bërë Kiameti dhe se zjarri i Xhehenemit u afrua. Çdo herë kur e merrnin deri te ndonjë derë e Xhehenemit, e gjente para saj një nga vajzat e tij, e cila e pengonte dhe e ndalonte që të hyn në Xhehenem. Kështu në të gjitha gjashtë dyert e gjente njërën nga vajzat e tij dhe të gjitha e pengonin dhe nuk e linin të hyn brenda, përveç se tek dera e shtatë. Aty nuk kishte kush ta mbron dhe ta pengon.
Nga ky paralajmërim u tremb fort, dhe e vërejti se qëllimi i tij kishte qenë i gabuar dhe u pendua fort dhe e luti Zotin e vet, duke i thënë: O Zot, furnizomë edhe me të shtatin, vajzë.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU