Veprat e fëmijut për prindërit e vdekur

0
530

484 – Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

”Sa i përket atit tënd, ai përfiton që ti të agjërosh dhe të japësh lëmoshë për të përderisa ai e pranoi Teuhidin.”

Transmetuar nga Ahmedi i cili ka thënë: Hushejmi na tregoi: Haxhaxhi na njoftoi: Amr bin Shuajb na tregoi, nga babai i tij, nga gjyshi i tij i cili ka thënë:

”Gjatë kohës pagane, el-Asi bin Ue’il u zotua se do të ther njëqind deve. Hisham bin el-Asi theri pesëdhjetë prej tyre. Amri e pyeti profetin (salAllahu alejhi ue selem) në lidhje me këtë ndërsa ai u përgjigj:

”Sa për atin tënd, ai përfiton që ti të agjërosh dhe të japësh lëmoshë për të përderisa ai e pranoi Teuhidin.”

Zinxhiri është autentik dhe të gjithë transmetuesit e tij janë të besueshëm.

Hadithi është një argument i qartë se si babai dhe nëna shpërblehet për bamirësinë dhe agjërimin e djalit të tyre pas vdekjes së tyre, me kusht që ata të ishin muslimanë. Ata shpërblehen edhe në qoftë se nuk kanë kërkuar për këtë. Sepse i biri i përket përpjekjeve të prindërve dhe përfshihet nga fjalët e përgjithshme të Allahut (Te ala):

وَأَن لَّيْسَ لِلْإِنسَانِ إِلَّا مَا سَعَى

”Dhe se njeriut nuk i takon tjetër vetëm se ajo që ka punuar.”1

Nuk ka asnjë dobi të specifikohet ky përgjithësim me hadithin e lartpërmendur dhe me hadithe të tjera, sikurse disa kanë bërë.

Ti duhet ta dish se të gjitha hadithet lidhur me këtë çështje vlejnë vetëm për babain ose nënën. Të zbatohen ato për të gjithë të vdekurit e tjerë, të cilën el-Mexhd bin Tejmijeh e bëri në ”el-Muntaka”, është gabim. Ky pohim është më i gjerë sesa tregojnë argumentet. Nuk ka prova se të vdekurit përfitojnë në përgjithësi nga veprat e mira të njerëzve të gjallë. Përjashtimi i vetëm është ajo që esh-Sheukani përmendi në ”Nejl-ul-Autar”2 dhe unë në ”Ahkam-ul-Xhenaiz”. Prej këtij përjashtimi është lutja për të vdekurit. Ajo u bën dobi atyre në qoftë se Allahu (Tabarak ue Te ala) e prano atë. Mbaje në mend këtë në mënyrë që të mos biesh në cungim e as në ekzagjerim.

Si përmbledhje, i biri mund të dhurojë bamirësi, të agjërojë, të kryej haxhin, umren dhe të lexojë Kuranin për prindërit e tij, sepse ai i përket përpjekjeve të tyre. Ai nuk mund ta bëjë këtë për dikë tjetër përveç tyre duke përjashtuar atë që specifikohet nga argumenti, e cila është nënkuptuar – dhe Allahu e di më mirë.

1 53:39

2 4/78-80.

 

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (1/2/873-874)

Përgatiti: perlatmuslimane