Vaj Limonit

0
246

Dobitë e vajit të limonit, mënyra e përgatitjes në shtëpi dhe përdorimi

Limoni konsiderohet nga frutat më të pasur me vitamin C. Ai është nga frutet që gjendet në çdo shtëpi dhe, përveç pijes së shijshme që  jep, mund të përfitohet shumë edhe nga lëvorja e tij e cila përmban vajra esencialë dhe aromë të këndëshme. Vaj i tij është i dobishëm për flokët, lëkurën dhe shëndetin e gjithë trupit. Për të qëndruar sa më larg prodhimeve që përmbajnë lëndë kimike të dëmshme mund të përfitojmë shumë nga vaj i limonit në mënyrë të thjeshtë, të sigurtë dhe natyrale.

Dobitë e vajit të limonit

– Vaji i limonit ruan dhe mbron lëkurën, heq helmet nga lëkura, i jep shkëlqim, vitalitet dhe freski.

– Largon yndyrën e tepërt nga lëkura.

– Vaji i limonit ndalon rënien e flokut, forcon rrënjën, nxit rritjen e flokut, largon zbokthin dhe i jep flokut gjallëri dhe freski.

– Vaji i limonit mbyll poret e zgjeruara dhe pastron lëkurën thellësisht.

– Redukton depresionin, relakson, zvogëlon stresin, largon ankthin dhe qetëson sistemin nervor.

– Qetëson dhimbjen e kokës dhe uljen e tensionit.

– Ndihmon për një gjumë më të qetë.

– Forcon sistemin imun.

– Aktivizon qelizat e bardha të gjakut dhe aktivizon qarkullimin e gjakut.

– Ul temperaturën e trupit dhe ruan nga sëmundjet virale si malarja.

– Kuron çrregullimet në sistemin tretës, qetëson muskujt e stomakut, qetëson spazmat e stomakut dhe të zorrëve.

– Pastrues i ajrit të dhomës i cili duhet të jetë gjithmonë me aromë të mirë.

Mënyra e përgatitjes së vajit të limonit në shtëpi

Përbërësit:

– Pesë kokrra limoni ose më shumë dhe vaj ulliri i virgjër.

– Lani limonat mirë me ujë të rrjedhshëm dhe i thani.

– Qëroni lëvoren e limonave, dhe lerini të thahen për një orë; nëse lëvorja e limonit ka ujë, ka rrezik të krijojë bakterje ose myk.

– Vendosini lëvoret e limonit në një ene qelqi me kapak.

– Shtoni vajin e ullirit deri sa t’i mbulojë dhe mbylleni kapakun mirë.

– Vendoseni në një vend të thatë dhe me dritë, jo direk në rrezet e dillit, për 2 javë; gjatë kësaj kohe tundeni shishen herë pas here.  Kullojeni dhe vaji i limonit është gati.

*Vaji i ullirit dhe vaji i limonit konsiderohen si dy super ushqime; vaji i ullirit është i mrekullueshëm për zemrën dhe mban kolesterolin nën kontroll, kurse limoni nxit qarkullimin e gjakut sepse ai përmban anti-oksidantë, vitamina dhe minerale. Ky vaj mund të përdoret në sallatë, oriz, makarona, patate, peshk dhe në perime të ndryshme.

Mënyra e përdorimit për lëkurën dhe flokët

– Masazhoni lëkurën me vajin e limonit dhe lereni për 20 min, më pas lajeni me ujë të vakët.

– Masazhoni lëkurën e kokës dhe lereni të mbuluar për 15 min, pastaj lajeni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here