TË KËNAQURIT E NJERËZVE ËSHTË SYNIM QË NUK ARRIHET !

0
487

A e di se fjala e urtë e njohur si ‘të kënaqurit e njerëzve është synim që nuk arrihet. Njerëzit gjithmonë e përcjellin të mangët dhe jo të plotësuar.

Ajo e plotësuar është nga urtësitë më madhështore dhe është si vijon: ‘Të kënaqurit e njerëzve është synim që nuk arrihet, kurse të kënaqurit e Allahut është synim që nuk lihet, leje atë që nuk arrihet dhe arrije atë që nuk lihet’.

Nuk është kusht që të jesh i veshur mirë që të dukesh i bukur.

E as të lavdërohesh që të jesh i dashur.

E as të jesh i pasur që të jetosh i lumtur.

Po mjafton vetëm se ta kënaqësh Zotin tënd, dhe Ai, do të bën tek njerëzit, të bukur, dhe të dashur, dhe të lumtur!