Një klerik i cili është arratisur nga Siria është përzgjedhur si kreu i opozitës në një mbledhje në Katar që kishte për qëllim krijimin e një koalicioni opozitar ndaj presidentit Bashar al-Assad.
Moaz al-Khatib, një ish-imam sunit në xhaminë e Damaskut, është përzgjedhur në një përpjekje të grupeve opozitare për tu bashkuar ndaj regjimit në Siri.
Opozita siriane ka qenë nën presion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të arritur më në fund një marrëveshje. Moaz al-Khatib, 52 vjeç, është larguar nga Damasku për në Kajro në korrik, pas disa arrestimeve nga policia siriane.
Në një intervistë me Reuters në muajin korrik, al-Khatib shprehej: “Dua që populli sirian të qëndrojë i bashkuar.”
Më shumë se 36 mijë persona janë vrarë në konfliktin e gjatë në Siri dhe mijëra të tjerë janë arratisur nga vendi.