Home Lajme Nisen nga Kosova ndihmat për popullin sirian

Nisen nga Kosova ndihmat për popullin sirian

1620662_587169421371313_419283563_n

Organizator i këtij aksioni humanitar për ndihmë popullit sirian është organizata joqeveritare ‘Shkëlqimi’ me seli në Ferizaj.

Fatos Rexhepi, bartës i këtij projekti, tha se organizimi i këtij aksioni ka filluar më 29 nëntor të vitit 2013 dhe ka zgjatur deri më 5 janar të këtij viti.

“Qytetarët e Kosovës nuk i harruan vitet 1998-1999 kur shtete të ndryshme tubuan ndihma për vendin tonë. Andaj, jam krenar që kam qenë pjesë e këtij organizimi dhe më vjen mirë që qytetarët e Kosovës ju kanë përgjigjur kësaj ftese”, theksoi Rexhepi.

Ai bëri të ditur se në kuadër të këtyre ndihmave janë gjithsej 250 mijë palë rroba, 30 mijë palë këpucë, rreth 5 mijë batanije të reja, si dhe gjëra tjera të ngjashme.

Sipas tij, maunet me këto ndihma do të udhëtojnë deri në kufirin Turqi-Siri, ku pastaj do t’i dorëzohen shoqatës turko-siriane ‘Sima’, e cila pastaj do t’i fus ato në territorin e shtetit sirian.

“Kosova sot i është bashkëngjitur karvanit të bamirësisë sikurse edhe shumë shtete tjera, dhe për këtë më vjen jashtëzakonisht mirë”, ka thënë Rexhepi, transmeton KP.

Ai ka falënderuar për mbështetje të gjithë qytetarët e Kosovës, si dhe Lëvizjen Bashkohu, për të cilën tha se ka qenë partner gjatë gjithë këtij projekti.

Previous articleVëllezëritë tanë turq, aleatë të fortë edhe në basketboll
Next articleZyrtarë të Kosovës takohen me zyrtarë amerikanë kundër “terrorizmit”