Mirësjellja ndaj të tjerëve sjell lumturi ndërsa sjellja e keqe sjell mjerim. Në hadithet e Pejgamberit [s.a.v.s.] thuhet: “Njeriu me mirësjellje e arrin gradën e agjëruesit dhe të atij ë fal shumë namaz. “A doni t’ju tregoj se kush do jetë më i dashur dhe më afër meje në Ditën e Gjykimit: Ata që kanë sjellje të mirë.” Kurse Allahu [xh.sh.] thotë: “Vërtetë, ti je në një shkallë të lartë morali” (Kur’an 68:4) “Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase Allahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje” (Kur’an 3:159) “Dhe njerëzve thuajuni fjalë të mira” (Kur’an 2:83) Në përshkrimet që i bëhen Pejgamberit [s.a.v.s.] përmendet: “Karakteri i tij (Muhammedit) ishte Kur’ani.”
Si të mënjanojmë pagjumësinë
1. Të përmendurit e Allahut me lutjet që na ka mësuar Pejgamberi [s.a.v.s.]. “Pra ta dini se me të përmendur Allahun zemrat stabilizohen” (Kur’an 13:28). 2. Mosfjetja gjatë ditës, përveç në raste të rralla e të nevojshme. “Ndërsa ditën e bëmë për gjallërim” (Kur’un 78:11) 3. Leximi dhe shkrimi deri para gjumit. “Dhe thuaj: ‘Zoti im, më shto diturinë!” (Kur’an 20:114). 4. Angazhimi me punë fizike të dobishme gjatë ditës. “E Ai është që natën jua bëri petk, gjumin pushim, dhe
ditën e bëri për gjallërim” (Kur’an 25:47) 5. Zvogëlimi i konsumimit të pijeve stimuluese, si: kafeja dhe çaji. bn Tejmijje thotë: Mëkatet ndalojnë zemrën të fluturojë dhe shëtisë në hapësirën e Njëshmërisë së Krijuesit.” “Thuaj: ‘Vështroni me vëmendje ç’ka në qiej e në tokë” (Kur’an 10:101)