Si falte profeti alejhi selam namazin e natës?

0
529

Nga Aisha radijAllahu anha transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i Allahut alejhi selam kur ngrihej naten e fillonte namazin e tij (te nates) me dy rekate te lehta (shkurtra).” Ahmedi (6/30) dhe Muslimi me nr. (767).

Nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu transmetohet se ka thënë: I Dërguari i Allahut alejhi selam ka thënë: “Kur ndonje nga jush ngrihet naten, atehere le ta filloje namazin e tij me dy rekate te lehta.” Ahmedi (2/399), Muslimi me nr. (767) dhe Ebu Daudi me nr. (1323).

Dobite qe perfitohen:
1. Keto dy hadithi tregojne se suneti eshte qe namazi i nates te filloje me dy rekate te lehta.

2. Ne kete namaz bashkohen suneti me fjale dhe me veper. E para bazuar ne fjalen e Profetit ﷺ dhe e dyta ne vete vepren e tij alejhi selam.

3. Urtesia e fillimit te namazit te nates me dy rekate te lehta eshte ajo qe ka ardhur ne hadithin e Profetit alejhi selam se njeriu kur bie per te fjetur shejtani i lidh atij tri nyje. Kur ai ngrihet dhe permend Allahun zgjidhet njera nyje, kur merr abdes zgjidhet nyja e dyte dhe kur falet zgjidhet dhe nyja e trete. (1)

4. Kerkohet nga njeriu qe fillimi i namazit te tij te nates te jete me dy rekate te lehta me qellim qe te shpejtoje te zgjidhe nyjet qe shejtani ia ka lidhur ne kohen kur ka rene per te fjetur.

5. Udhezimi me i mire eshte udhezimi i Muhamedit alejhi selam.

(1) Buhariu me nr. (1142)