Shpeshtohen sulmet ndaj xhamive në Francë

0
228

8ec5ff6da784a852702c2d141c5c8b09_LXhamia e porsandërtuar në Contrexeville, në Francë, u sulmua në natën mes të premtes dhe të shtunës

‘France 3’ lajmëron se kjo xhami, në verilindje të Francës, është mbuluar me mbishkrime dhe grafite anti-islame.

Në lajmin e kësaj agjencie thuhet se kohë më parë janë sulmuar edhe xhamitë Es-Salam dhe Tomlaine, gjithashtu në verilindje të Francës. Edhe ato ishin objekt i sulmeve të ngjashme nga ithtarët e partisë ekstreme të krahut të djathtë ‘Partia e Ballit Kombëtar’ dhe lideres së saj Marin LePen.

Vosges Matin shton se mbishkrimet në xhaminë EtTevba në Contexeville janë homofobik.

Në fillim të dhjetorit, një familje muslimane, në karrocën e fëmiut dyvjeçarë, gjeti një kokë derri të përgjakur. Ndërsa, në fillim të po këtij muaji, është hedhur një koktej molotov në sallën Le Barp, të cilën shoqata marokene e shfrytëzon për falje të namazit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here