SHOKËT JANË DIAMANT I RRALLË

SHOKËT JANË DIAMANT I RRALLË

Prindi një ditë ia jep fëmijës së tij, i cili shumë rëndë pajtohej dhe ishte tip nervoz, një qese të mbushur me gozhda dhe i tha: Çdo herë që i humbën nervat apo ke mospajtim me çdo njeri, merre një gozhdë dhe vendose në dërrasën e kopshtit!

Në ditën e parë djaloshi i vendosi 37 gozhda në dërrasën e kopshtit! Në javën tjetër filloi të kupton se duhet të përmisohet dhe të përmban veten, kështu që numri i gozhdëve që i gozhdoi në dërrasë ishte më i …vogël se në fillim dhe ato zvogëloheshin për çdo ditë. Djaloshi e kuptoi me lehtësi se më mirë është të mësohesh të përmbash veten nga zemërimi se sa të gozhdosh gozhda në dërrasë për çdo ditë.

Në fund erdhi edhe dita ku në të nuk e gozhdoi asnjë gozhdë. Kur shkoi ta lajmëron prindin se më nuk ka nevojë që të gozhdon gozhda, prindi i tha: Tash fillo ta largosh nga dërrasa çdo gozhdë që e ke gozhduar për çdo ditë edhe atë pa mos i humbur fare nervat e tua!!

Kaluan disa ditë dhe djaloshi erdhi ta lajmëron prindin se e kreu amanetin. Atëherë prindi u ngrit, dhe e mori të birin, shkuan deri te dërrasa dhe i tha: Biri im e paske bërë mirë, mirëpo shikoi këto bira që mbetën në dërrasë, ato nuk kthehen më asnjëherë si ishin më parë!

Biri im, dije se kur ndodh mes teje dhe të tjerëve ndonjë mospajtim dhe dalin nga ti fjalë të liga, ti në brendësinë e tyre le plagë si ato bira që i sheh në dërrasë. Ti e ke mundësinë të therësh një njeri e pastaj të nxjerrësh thikën nga fyti i tij, mirëpo ti vetëm se i ke lënë gjurmë dhe plagë të thellë. Për këtë arsye, kur e dëmton dikë, nuk është me rëndësi se sa herë i kërkon falje, sepse ajo plagën nuk e largon, ajo vazhdon të mbetet prezentë.

Plaga e gjuhës është më e rëndë se sa ajo e trupit.

Shokët janë diamant i rrallë. Ata të gëzojnë dhe të përkrahin, ata janë gati të dëgjojnë në çdo kohë kur ke nevojë. Ata janë me ty dhe me zemra të hapura për ty. Për këtë arsye tregoju atyre se sa i do ata. Gjëja e mirë në shoqëri është njohja se kujt mundesh t’ia tregosh fshehtësinë tënde dhe të këshillon.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU