Shërbimi sekret tepër aktiv në vendet arabe

0
192

                                                                                                                                           Flag_of_Israel.svg

Një ish zyrtar i lartë i inteligjencës izraelite tha se Izraeli ka spiunuar në disa vende arabe, duke shtuar se Egjipti është vendi ku inteligjenca izraelite është “shumë aktive”.

Duke folur për kanalin izraelit Channel 7, ish-kreu i Inteligjencës Ushtarake Amos Yaldin tha se inteligjenca izraelite kishte depërtuar në shumë e vendeve arabe.

Ai përmendi Egjiptin, Marokun, Irakun, Sudanin, Tunizinë, Jemenin dhe Sirinë, si vendet ku ka shërbyer si kreu i spiunëve për vite me radhë.

Yadlin, i cili kryesoi Drejtorinë IDF të Inteligjencës Ushtarake në mes të viteve 2006 dhe 2010, nuk dha hollësira mbi periudha të caktuara gjatë së cilës Izraeli kishte spiunuar në këto vende.

Megjithatë, Yaldin pranoi se inteligjenca izraelite ka ndikuar në rrjedhën e ngjarjeve sociale, politike dhe ekonomike në këto vende.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here