Shëndetësia primare në Prishtinë, e diskriminuar nga Qeveria

0
201

Shëndetësia primare në Komunën Prishtinën vazhdon të jetë e diskriminuar sa i përket ndarjes së granteve nga Qeveria. Ministria e Financave ka ndarë afro 4 milionë e 400 mijë euro grante kryeqytetit për vitin e ardhshëm sa i përket sektorit të shëndetësisë, rreth 2 milionë euro më pak se këtë vit.

Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Prishtinës, Valbon Krasniqi, thotë se ky grant do të arrijë t’i mbulojë vetëm pagat dhe mëditjet e stafit shëndetësor, e jo mallrat, shërbimet dhe shpenzimet e tjera komunale, pa të cilat nuk mund të funksionojë shëndetësia primare. Krasniqi thotë se Ministria e Financave nuk kishte marrë parasysh propozimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Komisionit të Granteve lidhur me shpërndarjen e granteve.

Ndërsa, Gëzim Baxhaku, këshilltar i ministrit të Financave, i kanë thënë KTV-së se kriteret për kalkulimin të propozuar nga Ministria e Shëndetësisë për vitin 2014, janë respektuar dhe aprovuar në parim për komunat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here