Sadakaja që ndryshoi gjendjen ekonomike të familjes

0
195

Para tre vjetëve vizitova një shoqe shumë të dashur pasi që ajo ishte martuar. Jetonin bashkë me burrin në një banesë të vogël afër prindërve të burrit të saj. Pas kësaj nuk e kam vizituar, mirëpo kemi qenë në kontakt nëpërmjet telefonit. Shpesh më tregonte për të rejat e saj dhe unë i tregoja asaj. E dija se gjendja e tyre përparon çdo ditë dhe burri i saj ka filluar një biznes.

Pata rastin ta vizitoj edhe njëherë, mirëpo tani shtëpia e saj ishte në kryeqytet dhe në një lagje të pasur. Që kur kam hyrë në shtëpinë e saj vetëm kam thënë: Mashallah Tebarekallah”. Mbeta e habitur me madhësinë e shtëpisë, ndërsa orenditë e shtrenjta që pashë aty mund t’i blejnë vetëm njerëzit e pasur. Nuk e them këtë se dua t’i nënçmoj, por që e dija sadopak gjendjen e tyre. U ulëm dhe filluam të bisedojmë.

Bëra dua që Allahu t’ju jap bereqet dhe e pyeta për ndryshimin e madh të gjendjes së tyre, ndërsa ajo filloi të më tregoj: Unë dhe burri im para dy vjetëve morëm një vendim që në dhomën tonë të gjumit të vendosim një sënduk dhe çdo ditë kur do të zgjohemi të lëmë diçka aty, një apo dy euro, çka do qoftë. Me rëndësi ishte të lëmë diçka që të jemi prej atyre që flet hadithi i të Dërguarit të Allahut s.a.v.s ku thotë:“Nuk ka ditë që nuk zbresin dy melek prej Allahut të Madhërishëm dhe thonë: O Allah jepi atij që jep dhe atij që nuk jep shkatërroja pasurinë.” (Buhariu dhe Muslimi).

Dhe në fund të javës burri im hapte sëndukun dhe merrte të gjithë paratë duke mos e ditur sa janë dhe i ndante sadaka pas namazit të xhumasë. Këtë këshillë e morëm nga interneti. Vallahi që kur filluam ta praktikojmë këtë këshillë, hajri dhe nafaka na vinin nga të gjitha anët.”
Të vërtetën e ka thënë i Madhërishmi: “Kush do t’i jap Allahut një hua të bukur që Ai t’ia kthej shpërblimin shumëfish? Allahu e shtrëngon (rizkun) dhe e liron; tek Ai do të ktheheni.” (Bekare, 245).“Ndërsa këtë që e sheh unë asnjëherë nuk e kam ëndërruar se do ta kem, mirëpo Allahu jep shumëfish, përfundon tregimin shoqja ime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here