Home A e dini se Pse ndryshon ora çdo pranverë dhe pyetje të tjera

Pse ndryshon ora çdo pranverë dhe pyetje të tjera

Më 25 mars, bota do t’i çojë orët 60 minuta përpara. Qëllimi i këtij ndryshimi është shtyrja e perëndimit të diellit më vonë gjatë ditës dhe lindjes së diellit më vonë në mëngjes. Kjo shtyrje, me siguri, do t’ju shkaktojë pak probleme me gjumin javët e para. Edhe pse ora ndryshon çdo vit, disa pyetje mbeten përjetësisht të pazgjidhura. Le t’i marrim me radhë.

Pse e ndryshojmë orën çdo vit dhe pse tani?

Koncepti nisi Shtetet e Bashkuara për të kursyer energji gjatë Luftës së Parë Botërore dhe u bë standart botëror gjatë viteve ’60. Idea është që orët me diell të shtyhen më tej në darkë. Pra, nëse dielli perëndon në 20:00 dhe jo në 19:00, ne do të shpenzojmë më pak kohë me dritat ndezur në shtëpi, duke kursyer elektricitet. Gjithashtu, njerëzit nuk do të flenë gjatë orëve me diell në mëngjes, pasi edhe ato shtyhen një orë më tej. Kjo do të thotë që orët me diell do të jenë produktive dhe do të përdoren efektivisht.

A kursen vërtet energji?

Në fakt, studimet zbuluan se impakti është minimal, për të mos thënë inekzistent.

Çfarë do të ndodhte nëse do të hiqnim dorë krejtësisht nga ndryshimi i orës?

Kartografi Andy Woodruff vizualizoi çfarë do të ndodhte në skenarë të ndryshëm. Boshti përfaqëson ditë me lindje dhe perëndim dielli në një orar të arsyeshëm. Me këtë, ai do të thotë lindje dielli në 7:00 ose më herët dhe perëndim në 17:00 ose më vonë. Me ndryshimin e orës dy herë në vit, harta Sh.B.A. duket kështu. Në të majtë llogariten ditët ku dielli lind në 7:00 ose më herët. Sa më e verdhë, aq më shumë ditë të tilla. Në të djathë, llogariten ditët ku dielli perëndon në 17:00 ose më vonë. Sa më e verdhë harta, aq më shumë ditë të tilla.

A është i rrezikshëm ndryshimi i orës?

Pak. Kur orët shkojnë para 60 minuta, shumë prej nesh humbasin një orë gjumë. Orët tona biologjike janë pak të konfuzuara. Njerëzit janë qenie të brishta dhe ndryshimi më i vogël ka ndikim. Në rastin e ndryshimit të orës, shumë prej nesh e përjetojnë keq mendërisht dhe nuk ndihen në sinkron me botën. Studime të mëparshme kanë vënë re rritje të numrit të aksidenteve automobilistike mëngjesin pas ndërrimit të orës si dhe lëndime në vendin e punës.

Përshtatur nga Vox

Previous articleMos u merakos, pyetja vetes këto pyetje për të djeshmen dhe për të nesërmen tënde
Next articleKëshillat e dobishme