Problemet që bananet i zgjidhin më mire se ilaqet !?

0
228

Përveq vlerave ushqimore, hulumtimet shfaqin se kjo pemë është shumë e dobishme në largimin e problemeve të shumta për zgjidhjen e të cilëve zakonishte ne përdorim ilaqe. Le të shohim cilat probleme i largon:

Fryrja dhe kapsllëku

Bananet përmbajnë pektin i cili e shpejton tretjen dhe nxit eliminimin e helmeve dhye metaleve të rënda nga organizmi. Përveq kësaj, ato veprojnë edhe si probiotik dhe stimulojnë punën e zorrëve. Të gjithë faktorët e cekur stimulojnë organet e tretjes dhe zvogëlojnë fryrjen, ndërsa fibrat e bananes veprojnë si laksativ natyral në rastet e kapsllëkut.

Stresi Bananas-3-FT6D9NZBMB-800x600

Konsiderohet sëmundje e epokës moderne, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ndikim të madh në të gjithë shëndetin. Njëri nga problemet që stresi shkakton është edhe diarrea, fillimishtë si pasojë e rënies së kaliumit në organizëm. Baraspesha mundë të vendoset me ngrënien e bananeve të cilat përmbajnë afërsishtë nivel të lartë të mineralit të sapopërmendur, me cka vjen edhe deri te normalizimi i punës së zemrës, dërgimin e sasive të mjaftueshmë të oksigjenit në tru dhe rregullimin e sasisë optimale të ujit në organizëm.

Tensioni i gjakut

Dihet se marrja e tepërt e natriumit dhe kripës dhe marrja e ulët e kaliumit nga organizmi ka ndikim negativ në tensionin e gjakut, Po përshkak të kësaj është me rëndësi të konsumoni banane, pasi ato e kanë, këtë mineral shumë të nevojshëm. Ekspertët shëndetësorë këshillojnë ngrënien e një banane cdo mëngjes për të zvogëluar rrezikun nga tensioni i lartë i gjakut dhe nga sëmnundjet e ndryshme të zemrës.

Depresioni

Bananet përmbajnë triptofan, një formë e proteinës e cila stimulon lirimin e serotoninës i cili njihet me emërtimin ”hormon i gëzimit”. Mjafton një banane pqr ta ngritur nivelin e serotoninës dhe që ju të ndjeheni më mirë, më të qetë dhe më të gëzuar.

PMS (Sindromi paramenstrual)

Bananet janë burim i pasur i Vitaminës B6 i cili ka efekt pozitiv në nivelin e glukozës në gjak, dhe hulumtimet tregojnë se janë po Vitaminat e grupit B më shumë se të mireseardhura kur është në pyetje PMS, pra bananet zvogëlojnë dhembjen e barkut dhe krahrorit, ndikojnë pozitivishtë në disponimin e ndryshuar dhe zvogëlojnë grumbullimin dhe mbajtjen e ujit në organizëm.

 Përzgjodhi dhe përshtati: Dr.med. Flakron Sabedini (Abdurrezak MD)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here