Presidentja as me aparata bashëkohorë nuk të flas shqip, e don të flet për ekstremizmin fetar (Video)

0
234

Serbia_Kosovo_mapPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sërish është treguar e paaftë në lexim. Gjatë fjalimit të saj para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, para dy ditëve, ajo ka bërë dhjetëra gabime gjuhësore, duke dështuar që ta lexoi fjalimin fjalë për fjalë ashtu si ia kanë shkruar këshilltarët e saj.

Më saktësisht, ajo ka shqiptuar fjalë që, përveç saj, askush tjetër si kupton.

Si asnjëherë më parë, Jahjaga, nuk ka përdorur letër të shkruar, përderisa risi kanë qenë dy telepromterët që i ka pasur anash – ku është shfaqur fjalimi i saj elektronik, ndërsa ajo ka pasur për detyrë të lexoi.

Por, as kjo nuk i ka ndihmuar të parës së vendit që të lexoi siç duhet fjalimin e shkruar në gjuhën shqipe.

Në përpjekje që të thotë “hapja e çdo kapitulli të bisedave” ajo ka thënë “hapja e çdo kapidhi të bisedave për anëtarësim”.

Jahjaga nuk ka qenë në gjendje as ta lexoi fjalën “komunitete” ashtu siç iu ka shfaqur përpara, të cilën e ka shqiptuar “komniteteve”, ndërsa duke u munduar të thotë “përgjegjësinë për ecjen tonë” ajo ka thënë “përgjegjësinë për ecjen trojd”

Në vend të “struktura të afërta” ajo ka thënë “struktura të afta”, ndërsa nuk është treguar e aftë as në leximin e fjalës “kapacitete” duke e shqiptuar atë “kacapitete”.

Edhe fjalën “këtu” presidentja e ka shqiptuar “kët” ndërsa në përpjekje për të thënë “korrupsionin do ta luftojmë” Jahjaga ka thënë “korrupsionin do të ta ta luftojmë”. E duke dashur të thotë “kemi nxjerrë legjislacion modern” ajo ka thënë “kemi cjerrë”.

Për të parën e shtetit, ka qenë e pamundur poashtu të lexoi pjesën ku është përmendur fjala “sepse” duke e shqiptuar atë “psepse”.

Megjithatë, Atifete Jahjaga, duhet të komplimentohet për aftësinë e të vërejturit të leximit të keq, pasi që pas secilit gabim, përkatësisht pasi ka shqiptuar fjalët ashtu si nuk janë, ajo i ka përmirësuar me fjalën e saktë.

Më poshtë, Indeksonline sjellë videon që përmban gabimet e Jahjagës gjatë leximit, e cila një natë më parë është dhënë në kuadër të rubrikës “ups” në Kohavision.

Video në vazhdim:

http://www.youtube.com/watch?v=PRcgaZJWK5w

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here