POROSI PËR SECILIN: MOS U NEVRIKOS

0
216

HADITHI:

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmeton se një njeri tha: “O i dërguar i Allahut, më këshillo. Ai tha: “Mos u nevrikos.” Ia përsëriti disa herë (kërkesën). I tha: “Mos u nevrikos.”[1]

KOMENTI:

Në këtë hadith flitet për një njeri kërkoi nga i dërguati, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ta këshillonte, t’i thoshte atij një fjalë të shkurtër me çfarë do e porosiste, e i tha: “Mos u nevrikos”. Sikur pyetësi nuk e vlerësoi këtë fjalë apo këtë porosi, kështu që i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të ia përsëriti fjalën “Mos u nevrikos”, tri herë, e ndaloi që të mos nevrikosej.

Të dërguarit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të i ishtë dhënë dhuntia e aforizmave, e që edhe ky hadith është një prej aforzimave të tija, ngase njeriu nëse nevrikoset, ajo e shtyen në veprimin e shumë gjërave; mund ta shpien deri në vrasjë, mund ta shpien deri në rrahje, mund ta shpien deri në shkurorëzim të bashkëshortes, mund ta shpien deri në sharje, fyerje dhe të flasë fjalë të ndyta. Andaj, nevrikosja përmban shumë të këqija, e kur njeriu e përmban veten gjatë nevrikosjes shpëton nga shumë të këqija. E që kjo është një porosi gjithëpërfshirëse.

Nevrikosja ndonjëherë mund të jetë i lavdëruar, nëse është për hir të Allahut, ai i cili nevrikoset për hir të Allahut, ndaj ndalesave të Allahut, nevrikoset aty ku Allahu hidhërohet, dhe ndihet i kënaqur aty ku Allahu është i kënaqur. Ky është një lloj i nevrikosjes së lavdëruar.

Mund të jetë i përçmuar, nëse është për një interes të kësaj bote, për vete, e ngjashëm. Nevrikosja është një ndjenjë e shpirtit që e mbjelli Allahu tek njeriu, por, si mundet që i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, të thotë: “Mos u nevrikos”, duke qenë një gjë e mbjellur tek njeriu? Përgjigjja e saj është në dy aspekte:

I pari: (Mos u nevrikos) ka për qëllim; largohu shkaqeve që sjellim nevrikosje, largoju polemikës, e kacafytjeve, që të mos shpiejnë në nevrikosje.

I dytë: (Mos u nevrikos) ka për qëllim; nëse nevrikosesh ms e realizo, por ndaloje veten, mos realizo atë që e kërkon nevrikosja, si hakmarrje, por përmbaje veten. Ky është kuptimi i fjalës së tij: “Trim është ai i cili e përmban veten gjatë nevrikosjes.”[2] Allahu i Lartmadhëruar thotë: “për ata që ruhen prej mëkateve të mëdha dhe të këqiave dhe të cilët, kur t’i zemërojë dikush, falin.” Sureja Shura, 37. Prej cilësive të besimtarëve, njerëzve të mirë është që ata kur nevrikosen falin.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I GJASHTËMBËDHJETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Buhariu me numër (6116).

[2] E shënon Buhariu me numër (6114) dhe Muslimi me numër (2609).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here