PESË KËSHILLA DREJT CLIRIMIT TË ZEMRËS NGA ROBËRIA E MËKATEVE

0
170

Pesë këshilla drejt çlirimit të zemrës nga robëria e mëkateve!

Një njeri shkoi tek Ibrahim ibn Adliani, rahimehullah, dhe i tha: “O Ebu Is’hak, unë i bëj padrejtësi vetes duke bërë mëkate, më trego ndonjë ilaç përmes të cilit do ta çlirojë zemrën time!”

Ibrahimi tha: “Nëse pranon t’i zbatosh pesë këshilla dhe të jesh i qëndrueshêm në to, asgjë nuk do të dëmtojë dhe asnjë haram nuk do të shkatërrojë ty:

Nëse do që të mos i nënshtrohesh Allahut, atëherë mos ha nga furnizimi i Tij. Si mund ta kafshosh dorën që të ushqen?!
Nëse do që të mos i nënshtrohesh Allahut, atëherë mos jeto në vendin që i takon Atij. Si mund të hash e të pish dhe të jetosh nga dikush të Cilit nuk i bindesh?!
Dhe nëse je aq mosmirënjohës dhe ende dëshiron të mos i nënshtrohesh Allahut, atëherë gjeje ndonjë vend ku nuk të sheh Ai. Si pra, atëherë ke guxim të bësh mëkat kur Ai është çdoherë i pranishëm para teje?!
Kur të arrijë Meleku i vdekjes, lute që ta vonojë marrjen e shpirtit tënd për një kohë dërisa ti të kesh mundësinë të bësh pendim të sinqertë dhe të bësh vepra të mira për Allahun.
Kur të arrijnë melekët e Xhehenemit të të përciellin për në Zjarr, mos shko pas atyre. Nuk do të kesh mundësi t’i kundështosh dhe si pra mendon që ta shpetosh veten tënde?!
Njeriu tha: “Mjaft, mjaft o Ibrahim! Që tani do të pendohem sinqerisht!” Njeriu u pendua dhe qëndroi me Ibrahimin, derisa i ndau vdekja ata.

Përshtati: Suad B. Shabani

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here