Njëmbëdhjetë të vërteta që duhen ditur:

0
186

E vërteta e parë
Prej llojeve më të rënda të padrejtësisë shoqërore është: “Kërkesa e prindërve për një grua të mirë, për djalin e tyre të keq! “.
E vërteta e dytë
Kur shoqëria të edukohet mbi bazën e turpit para haramit, mos ji i befasuar nga njeriu i cili nuk falet,porse urdhëron gruan e tij të vër mbulesën (hixhabin) !?
E vërteta e tretë
I paditur, nuk është i ai i cili nuk din shkrim e lexim, i paditur, është ai i cili e di kiblën, por nuk falet!
E vërteta e katërtë
Tri gjëra nuk kthehen:
♢ Fjala e cila del jashtë ..
♢ Koha e cila kalon .. &
♢ Besimi i cili humbet.
E vërteta e pestë
Jeta është si një treg i madh, në të cilin bredh dhe merrë me kënaqësi atë që të ofronë, por mos harro se, llogaria është para jush dhe se do të paguash çmimin e t’gjithë asaj që ke marrë !!!
E vërteta e gjashtë
Mirësjellja ndaj prindërve, është histori të cilën ju e shkruani, porse e rrefejnë fëmijët tuaj !!!
E vërteta e shtatë
Është etike që,të mos pyesni askënd për ndonjë gjë që ka fshehur nga ju, kjo, nëse nuk është e dukshme për ju,atëher nuk duhet treguar interes për të !!!
E vërteta e tetë
Vdekja nuk pret drejtimin apo udhëzimin tënd,
Udhëzohu dhe më pas prit vdekjen !!!
E vërteta e nëntë
A e di se çfarë kuptimi ka fjala “E të shtypurit”: “Allahu më mjafton si mbrojtës dhe sa mbeshtetës i mirë është Ai”
Kjo don të thotë me fjalë tjera: “Transferimi i dosjes së lëndës nga Toka lartë drejtë qiellit !!!
E vërteta e dhjetë
Disa njerëz besojnë se: “syri është hak”, më shumë se besimi i tij se: “All-llahu është mbrojtësi më i mirë …”. Jusuf: 64.
E vërteta e njëmbëdhjetë
♢ Memeci, shpreson që të mund t’lexon librin e Zotit ..
♢ I shurdhëri, shpreson që të mund t’dëgjojë atë..
♢ I verbëri, shpreson që të mund ta sheh atë .. ♢ Ndërsa ne, na shkatërruan celularët ..
E perktheu dhe përshtati:
Hoxhë Fexhri Muhameti

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here