Në disa studime të fundit është zbuluar se njerëzit me higjienë të keqe të gojës kanë 91{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} shanse të kenë probleme me sëmundjet e trurit (sëmundje të c’mendurisë, sëmundja e alzheimerit, etj) se sa ata që mbajnë higjienën orale të tyre. Subhanallah, në të vërtetë, Allahu është më i Mëshirshmi. Nuk ka ardhur asgjë në këtë fe, e të mos na lehtësoj jetën në këtë botë dhe në botën tjetër.
Të mendojmë për misvakun. Nuk është puna se nuk mund ta përdorim furçën për dhëmbë. Edhe pse misvaku ka përbërje tjera kimike dhe ka dobitë e tij, këtu është fjala për dobitë e vetë pastrimit të dhëmbëve, veprim ky, i cili zvogëlon rrezikun e paraqitjes së sëmundjeve të trurit.
Kur flasim në temën e shëndetësisë dhe sheriatit, shkencëtarët paralajmërojnë në paraqitjen e tumorit të gojës i cili mund të fitohet me higjienën jo të rregullt orale.
Siç përmend Philip Lewis, një doktor në Britani, pacientët do të duhej të jenë të vetëdijshëm për këtë rrezik, i cili rritet me pirjen e duhanit dhe konsumimit të alkoolit. Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a se i Dërguari i Allahut salAllahu alejhi we selam ka thënë: “Nëse nuk do të frikohesha se ummetit tim do t’i vijë rëndë, do t’i urdhëroja të shfrytëzojnë misvakun para çdo namazi.”
Gjithashtu transmetohet nga Aisheja r.a se i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Me përdorimin e misvakut pastrohet goja dhe fitohet kënaqësia e Allahut të Madhërishëm.”
Në të vërtetë, sheriati është udhëheqës në pikëpamjet psikike, mentale dhe shpirtërore, si në këtë botë ashtu edhe në botën tjetër.
Burimi: Sebil.eu.