Mulla Idriz Gjilani në festën e Bajramit në mes të luftës

0
275

0_300x458_images_stories_2012_mulla-idriz-gjilani11.08.2013 (komentet: 0)

Në vijim të përmendi vetëm epopetë më të lavdishme të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës Lindore të vitit 1944: Lufta e Velegllavës e datës 28 qershor, Luftën e Kikës më 26 dhe 27 korrik, Lufta e Preshevës më 11 dhe 12 shtator, dhe Lufta e Bajramit për Bujanocin, më 18 dhe 19 shtator. Këto Epope u fituan si rezultat i aktivitetit propagandistik, luftarak e komandues të Mulla Idris Gjilanit, i cili në prag të Festës së Bajramit të Madh e kishte lëshuar thirrjen e pashkelshme për popullsinë:

Mulla Idriz Gjilani

“Porsa të jepet kushtrimi, të vraponi në kufi…! Leni sillat e shtruara dhe gostitë(të Bajramit) dhe kufomat mbi dhe, e ejani në kufi, sepse e kemi në rrezik Kombin, Atdheun dhe Fenë…!”

Pas këtyre luftërave të fituara, Mulla Idrisi, i cili këso kohe kishte postin e Nën myftiut të Gjilanit, thuaje se as flinte as zbriste nga “Allxhi”, e si me krahë shkonte për linjë të kufirit, nëpër pozicione, duke i ftuar vullnetarët dhe ushtarakët të rrisnin vigjilencën, gatishmërinë dhe vendosmërinë:

Mulla Idriz Gjilani thonte:
“Asnjë minutë nuk guxojmë për t’i mbyllur sytë para fatkeqësive që na kërcënohen. Vigjilenca është kusht për fitore, kurse gafilia është hap në tradhti, sepse këtë Bajram ka për ta shënuar historia si Ditë të Kufirit të Shqipërisë etnike, por kjo nuk mund të bëhet pa therori, pa gjakun tonë, pa jetën e falur të Dëshmorëve për Atdheun…!”

Zoti na bëftë banorë të xhenetit me këtë shehid(dëshmor) Mulla Idriz Gjilani , e Zoti i shtoftë këta burra!

Allahu i madhëruar për deshmorët në Kur’anin e shenjtë thotë:
“Mos mendoni per ata qe jane vrare ne rruge te Allahut se jane te vdekur.Perkunderazi,ata jane gjalle te Zoti I tyre dhe atje u sherbehet.Ata gezohen me ato miresi qe Allahu u ka derdhur nga begatite e Tij te pafundme;gezohen qe bashkengjiten me vellezerit e tyre te cilet akoma nuk kane rene deshmore,por vriten ne rruge te Allahut pas tyre(me vone).Per ata nuk do te kete asnje frike,e as nuk do te pikellohen.Ata gezohen ne miresite dhe begatite qe u jep Allahu,dhe nuk ka dyshim se Allahu nuk ua humb shperblimin besimtareve.” [Kur’an 3:169-171].

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here