Muhamedi alejhi selam njeriu më i butë

0
185

Tregon Xhabir Bin Abdil-lahu se ai kishte marrë pjesë në një betejë me Pejgamberin, alejhi selam, kah Nexhdi
Pastaj në të kthyer, i kishte zënë dreka në një luginë me pemë dhe hije të shumta kështu që Pejgamberi, alejhi selam, kishte zbritur nën një pemë, e shpatën e kishte lidhur për të, ndërsa ne u shpërndamë në luginë që të hyjmë nën hijen e pemëve dhe fjetëm…
Pas pak, Pejgamberi, alejhi selam, po na thërret dhe kur shkuam e gjetëm një malësor tek ai. Na tha: Ky njeri e ka nxjerr shpatën time nga këllëfi derisa unë isha fjetur, pastaj më zgjoi dhe me tha: A nuk me frikësohesh?
Thashë: Jo.
Tha: Kush te ruan prej meje?
Thashë: Allahu! I ra shpata prej dore (nga frika) pastaj e morra dhe i thashë: Kush të mbron prej meje?
Tha: Behu i mirë me mua.
Thashë: A dëshmon se nuk ka zot përveç Allahut dhe se unë jam i dërguar i Tij? Tha: Jo, por ta jap fjalën se nuk do të luftoj kurrë dhe nuk do të jem në anën e atyre që të luftojnë.
Pejgamberi, alejhi selam, e lëshoi të shkonte ndërsa ai kur arriti tek fisi i vet tha: Pasha Allahun! U ktheva nga njeriu më i mirë dhe më i butë, nga i cili kurrë nuk pritet sherr.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here