MARTESA KA NEVOJË PËR GOMË QË FSHINË

MARTESA KA NEVOJË PËR GOMË QË FSHINË

Pasi që u martua i biri, prindi shkoi ta bekojë në shtëpinë e tij. Pasi që u ul, kërkoi nga ai ta sjellë një fletë dhe një laps.

I biri i tha:

– Në byronë time kam shumë gjëra, por për momentin nuk kam laps dhe fletore.

Çka të nevojiten ato, o prindi im?

Prindi i tha:

– Zbrit poshtë dhe blej një laps, fletore dhe një gomë.

I biri i çuditur fort zbriti deri në shitore, i bleu gjërat dhe kur u kthye, iu ul afër prindit.

Prindi i tha:

– Shkruaj.

– Çka të shkruaj?- pyeti biri.

– Shkruaj çka të duash, – i tha prindi.

I biri e shkroi një fjali, kurse prindi ia kthehu:

– Fshije!

I biri e fshiu.

Prindi prapë i tha:

– Shkruaj!

I biri i tha:

– Për hir të Allahut, çka do?

– Shkruaj! përsëriti prindi.

I biri e shkroi dhe prapë prindi i tha ta fshijë. I biri e mori dhe e fshiu.

Pastaj prapë i tha të shkruajë.

I biri i tha:

– Për hir të Allahut, të kërkoj të më tregosh pse të veproj kështu?

Prindi i tha të shkruajë dhe ai prapë shkroi dhe në fund e urdhëroi ta fshijë dhe e fshiu. Prindi pastaj e shikoi të birin, e vendosi dorën mbi shpatullën e tij dhe i tha:

– O biri im, martesa ka nevojë për gomë që fshinë!

Nëse ti gjatë martesës nuk mban me vete gomë, që me të ti fshish disa qëndrime të gruas me të cilat nuk je i kënaqur dhe nëse gruaja jote nuk mban me vete gomë, që me të ti fshijë disa qëndrime tua me të cilat ajo nuk është e kënaqur, atëherë fleta e martesës do të nxihet për disa ditë.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU