LUTJA MË E ZGJEDHUR PËR KËRKIMFALJE TE ALLAHU

0
1260

Ska dyshim se njeriu nuk mund t’i ikë mëkatëve plotësisht dhe të jetë i pagabuar, për këtë Allahu i Madhërishëm ia dha mundësinë që të kërkojë falje për mëkatet e bëra. Lutja më e preferuar me të cilën kërkohet falje është lutja që emërtohet edhe si ‘zotëria i istigfarit’. Ajo është:

اللَّهُمَّ أَنْتَ رَبِّي لاَ إِلَهَ إِلَّا أَنْتَ، خَلَقْتَنِي وَأَنَا عَبْدُكَ، وَأَنَا عَلَى عَهْدِكَ وَوَعْدِكَ مَا اسْتَطَعْتُ، أَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ مَا صَنَعْتُ، أَبُوءُ لَكَ بِنِعْمَتِكَ عَلَيَّ، وَأَبُوءُ لَكَ بِذَنْبِي فَاغْفِرْ لِي، فَإِنَّهُ لاَ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ إِلَّا أَنْتَ

All-llahume ente Rab-bi la ilahe il-la Ente, Halekteni ve ene abduke, ve ene ala ahdike ve va’dike mesteta’tu, eudhu bike min sherr-rri ma sana’tu, ebu leke bini’metike alej-je, ve ebu’u leke bidhenbi, fagfir li, fein-nehu la jagfirudh-dhunube il-la Ente

“O Allah, Ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar me meritë përveç Teje, Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt. Do të qëndroj besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit Tënd, sa të kem mundësi. Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja që kam vepruar, unë jam mirënjohës ndaj dhuntive të Tua, i pranoj mëkatet e mia, andaj më fal, ngase mëkatet nuk i fal askush tjetër përveç Teje.” Transmeton Buhariu (6306).

Shejh Uthejmini Allahu e mëshiroftë thotë:

Allahu i Madhëruar thotë: “Kush i fal mëkatet pos Allahut”, d.m.th. askush nuk fal mëkate pos Allahut az-ze ve xhel-le. Sikur i tërë ummeti, të parët dhe të fundit, xhinnët dhe melaiket të mblidhen për të falur një mëkat, nuk mund ta falin sepse askush nuk fal mëkate përveç Allahut të Madhëruar. Për këtë arsye, ne kërkojmë falje prej Allahut për vete dhe vëllezërit tanë që kanë kaluar para nesh me iman. Falja pra nuk është assesi në dorën tonë, mëkatet nuk i fal askush përpos Allahut!