Home Zgjodhëm për ju. Luleshtrydhja e Egër-Fruti alpin magjik për organizmin

Luleshtrydhja e Egër-Fruti alpin magjik për organizmin

Në Shqipëri rritet në zonën e dushkut e të ahut, në toka të kultivuara. Në Pukë gjendet më me shumicë në Tërbun, Livadh-Hamëz, Krrabë, Munellë, Lakithi, Kunor-Dardhë, etj.

Luleshtrydhja e egër, dikur njihej si një barishte terapeutike.

AgroWeb.org shkruan se, të gjitha pjesët e kësaj bime, përfshirë gjethet, rrënjët, kërcelli dhe fruta përdoren për të kuruar disa çrregullime në shëndetin e njerëzve.

Rrënjët e bimës së luleshtrydhes së egër janë përdorur kundër diaresë, ndërkohë që kërcelli për të shëruar plagët. Në anën tjetër, frutat përdoreshin për qetësim.

Luleshtrydhja e egër është një bimë përherë në rritje. Ndonëse shtatvogël në trup, kjo bimë ia arrin të durojë edhe ngricat. Ia vlen të përmendim se gjatë verës, alpinistët që i ngjiten lartësive gjejnë tek luleshtrydhet e egra, pushimin e merituar.

Aroma e tyre i ngjan trëndafilave. Botanikët e shekullit të 17-të, shpreheshin se luleshtrydhet kishin një efekt qetësues për mëlçinë, shpretkën dhe gjakun, madje edhe stomakun e lënduar.

Në të njëjtën kohë, frutat shuajnë edhe etjen. Kjo bimë së fundi po gjen përdorim të gjerë edhe në tregun vendas.

Previous articleA nuk turpërohesh të ankohesh?
Next articleA mendoni se gëzoni një mëndje të shëndetshme?