A lejohet të marr kredit për ndërtimin e shtëpisë?

0
210

Pyetje: Selam alejkum hoxhe i nderuar. E di denimin dhe rrezikun e kamates mirpo jena nje familje qe gati 23 vite jemi ne nje shtepi me mixhen tem dhe te shpies po dojn me marr kredit, mirpo un jam tu ju thane se haram, mirpo po me thojn se skena prej kujt mi marr borxh. Me ndihmoni me pergjigjen tuaj sa me shpejt. Allahu ju shperbleft.

Përgjigje: Alejkumselam. Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen e tij të pastër, mbi shokët e tij besnik, si dhe mbi të gjithë ata që e pasuan dhe e pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Vëlla i dashur, kamata është një prej mëkateve më të mëdha në Islam. Thotë Allahu (azzevexhel): “O ju që keni besuar, kini frikë Allahun dhe nëse jeni besimtar të sinqertë hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata. E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk hiqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në luftë me Allahun dhe të Dërguarin e Tij”. (Bekareh 278/279)

Kështuqë nuk lejohet të merr muslimani kredit qoftë për të ndërtuar shtëpi apo për ndonjë arsye tjetër. I vetmi rast që lejohet të shfrytëzohet kjo mundësi është nëse rrezikohet jeta e tij. Thotë Allahu (azzevexhel): “Ai ju sqaroi juve se çka është e ndaluar për ju, përveç kur jeni të detyruar (edhe harami është hallall)”. (En’am – 119)

E detyrim është: Arritja e njeriut deri në atë shkallë, saqë nëse nuk e shfrytëzon atë që është haram, rrezikohet apo shkatërrohet jeta e tij. Në këtë rast edhe harami i lejohet atij. (El-Menthur fil-Kavaid 2/319)

Andaj, nëse jeni ngushtë në një shtëpi dhe keni bërë sabër në të me vite, më mirë dhe më lehtë është të qëndroni dhe të bëni sabër në të edhe më tutje, se sa të ndërtoni shtëpi të re me para të ndaluara dhe të kaloni gjithë jetën në të.

Nuk ka hajr prej shtëpisë e cila ndërtohet me kamatë. Thotë Allahu (azzevexhel): “Allahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën. Allahu nuk e do asnjë besëpremë e mëkatar”. (Bekareh – 276)

Gjithë rehatia dhe lumturia është në dorën e Allahut dhe Ai mund t’u jep lumturi edhe nëse jeni ngushtë dhe bëni sabër dhe mund ta largon atë prej jush edhe nëse i keni kushtet më të mira në këtë botë. Sa prej njerëzve kanë kushte luksoze në këtë jetë, ndërsa shpirtërat e tyre vuajnë për çdo ditë prej brengave dhe problemeve të kësaj bote?

Andaj, kërkoni dhe luteni Allahun që Ai ta lehtësojë gjendjen tuaj dhe t’u furnizojë me hallall.

Allahu e di më së miri.
Hoxhë Omer Bajrami

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here