A LEJOHET TË LEXOHET KURANI PA ABDEST ?

0
248

Pyetje: A lejohet leximi i Kuranit nga personi qe nuk eshte me abdes?

Pergjigje: Lejohet leximi i Kuranit nga ai qe nuk ka abdes, sepse eshte transmetuar nga Aishja se “Profeti, salallahu alejhi ue selem, e permendte Allahun ne çdo gjendje”. (Transmeton Buhariu, nr.7, dhe Muslimi, nr.373)

Imam Maliku ka transmetuar ne el-Mueta nga Ejub es-Sihtijanij, nga Muhamed bin Sirini se Umer bin Hatabi ishte ne nje grup njerezish duke lexuar Kuran. Ai shkoi te kryente nevojat fiziologjike dhe, me pas, u kthye duke lexuar Kuran. Njeri nga te pranishmit i tha:”O prijesi i besimtareve, a po lexon Kuran duke mos qene me abdes?” Umeri i tha:”Kush ta ka mesuar kete? Mos ndoshta Musejlemeh kedhabi?!” (Transmeton Maliku ne Mueta 1/200, nr.2).

Kurse, ne lidhje me xhunubin, jane transmetuar hadithe te dobëta, qe ia ndalojne leximin e Kuranit, por keto hadithe nuk arrijne te jene te vlefshme per te rene ndesh me hadithin e lartpermendur te Aishes.

Ibn Abasi nuk e shikonte problem qe xhunubi te lexonte nje ajet apo dy.”

 

(Fetaua Muhamed Halil Herras, fq.124)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here