Labisia pumila; Mbështetës natyral i shëndetit të grave

0
175

Arabisht: ابيس

Anglisht: Selusoh Fatimah, pokok pinggang

Emri shkencor: Labisia pumila L.

Famija: Primulaceae.

Labisia është bimë barishtore shumëvjeçare, me lartësi 40 cm, me gjethe në formë eliptike-heshtake. Ana e sipërme e gjethes është e gjelbër e errët, kurse ana e poshtme është e kuqe-vjollcë, me lule rozë, me frut të vogël, të rrumbullakët e të kuq.

Origjina e bimës është Malajazia dhe Azia Juglindore. Labisia është përdorur në ushqim, pije, dhe mjekësi. Në zonën Malay konsiderohet e dobishme në veçanti për gratë. Në disa raste është përdorur si një dush bimor. Përdorimet tradicionale të bimës përfshijnë: lehtësimin e lindjes, rregullimin e ciklit menstrual, zbutjen e simptomave menstruale. Ndërsa Labisia ka një reputacion për shëndetin e grave, për meshkujt është homologu i tij Tongkat Ali.

Bima siguron Phytoestrogen (estrogjen), që është jashtëzakonisht i dobishëm për shëndetin e një gruaje në qoftë se ka mungesë  të estrogjenit, sidomos të organeve stimulare të estrogjenit, të tilla si zemra dhe vagina.

Përbërësit kimike: Benzoquinoid, acid gal, acid caffeic, rutin, myricetin. Një studim pretendon se gjethet përmbajnë nivel të dukshëm dhe të lartë të saponins krahasuar me rrënjët. Alkenyl resorcinols, triterpenoid,vitamin C, beta carotene, anthocyanins, flavonoids.

Pjesët që përdoren: Gjethet, rrënjët, frutat.

Dobitë mjekësore të Labisia pumila

– Largon stresin dhe rregullon gjëndjen emocionale.

– Jep forcë, rinovon trupin dhe ndihmon për shërim të shpejtë.

– Rrit epshin dhe gjithashtu ndihmon në trajtimin e një game të gjerë të sëmundjeve të femrave, veçanërisht ato që lidhen me sistemin riprodhues, si dhe mirëqenien e përgjithshme.

– Bima është anti-dysmenorrhea, do të thotë se mund të ndihmojë për të pastruar dhe për të shmangur menstruacionet e dhimbshme dhe të vështira.

– Bima është anti-fryrje, dhe eliminon gazrat në stomak.

– Rrit sistemin imunitar të trupit.

– Përmirëson qarkullimin e gjakut, lehtëson dhimbjet reumatike në muskuj dhe nyje.

– Ndihmon në kalimin e kapsllëkut, rivendosjen e flokëve të dëmtuar, si dhe promovimin e mirëqenies  së përgjithshme.

– Rregullon ciklin menstrual dhe zbut dhimbjet menstruale.

–  Rrit epshin dhe energjinë seksuale tek gratë.

– Ndihmon për trajtimin e dizenterisë, hemorroideve,  dysmenorrhea, fryrjet, gonorrenë.

– Përdoret  1 deri në 2 muaj para lindjes për të ndihmuar në forcimin e muskujve të barkut,  indeve dhe muret vaginale.

– Ndihmon për lehtësimin e lindjes.

– Lehtëson dhimbjet e fytit.

– Redukton lodhjen.

– Rrënjët përdoren si forcuese  pas lindjes, për të shtrënguar mitrën dhe për të parandaluar dobësinë e gjakut.

– Rrit ndjeshmërinë e insulinës, triglicerideve dhe redukton nivelet e kolesterolit.

– Mbron lëkurën kundër efekteve të rrezatimit ultravjollcë.

– Redukton  inflamacionin që shkakton tumor.

Kujdes!

– Bima përmban hekur dhe mund të ofrojë efekte negative tek pacientët që marrin shtesa të hekurit.

– Bima gjithashtu mund të ketë efekte negative tek pacientët që janë duke u trajtuar me medikamente të kolesterolit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here