Kushdo që i drejtohet Allahut, Ai do ta ndihmojë atë

0
225

Shikoni fuqinë e lutjes dhe kurrë mos e humbni shpresën tek Allahu. Të jeni të sinqertë, ta dini se Allahu dëgjon dhe të jeni të sigurtë se Ai do t’ju përgjigjet, por jo sipas orarit tuaj. Ai do të vendosë kur është koha e duhur për ju dhe kur duhet të jetë. Gjithmonë mbani në mend se ne jemi në orarin e Allahut, dhe jo e kundërta. Ne nuk mund t’i diktojmë Allahut kur duam që diçka të ndodhë. Ai nuk shpejton asgjë për ngutjen e dikujt.

Dijetari Muhamed Hassani iu afrua Qabes kur një plak, i cili po bënte lutje, e tërhoqi vëmendjen e tij. Sinqeriteti dhe përulësia e tij ishin si magnet. Dijetari iu afrua në heshtje në mënyrë që të mos e shqetësonte, dhe thotë se ndjeu sesi zemra do t’i shpërthejë derisa po e shikonte atë duke u lutur me gjithë zemër.

Dijetari i fali dy rekate namaz, pastaj u ul pranë tij duke qarë derisa e shikonte raportin e këtij njeriu me Zotin e tij. Ai thotë se qëndroi ulur gjatë pranë tij, ndërsa gjatë asaj kohe edhe një burrë tjetër vërejti sesi po lutej ky plaku, pastaj iu afrua dhe i dha selam. Plaku nuk u përgjigj, sepse aq shumë ishte thelluar në lutjen e tij, saqë nuk e vuri re fare se dikush po fliste me të. Kalimtari pastaj nxori një shumë të madhe parash dhe e vendosi në krahun e këtij njeriu të vjetër dhe u largua. Pas një kohe, plaku i uli duart dhe shikoi në krahun e tij. Kur i pa paratë ai qeshi, pastaj qau përsëri i ngriti duart duke iu drejtuar Allahut.

Kur plaku përfundoi, dijetari iu afrua, e përshëndeti, e puthi në ballë dhe i tha: “Më fal që po të pyes, por a mund të më thoni se çfarë po ndodh?” Plaku buzëqeshi dhe thjesht i tha: “E çka është ajo që doni të dini ju?” Dijetari i tha: Pash Allahun, të lutem më thuaj sepse po dua ta di.” Dhe atëherë qau derisa plaku nuk e kurseu por ia tregoi tregimin e tij.

“Biri im, pasha Allahun, unë erdha këtu në një gjendje të shqetësimit të cilën askush tjetër përveç Allahut nuk e dinte, dhe aq shumë isha i mërzitur që vetëm Allahu e di. Pasha Allahun, unë kurrë nuk kam kërkuar asgjë nga askush tjetër përveç prej Tij. Unë i thashë: “O Zoti im, unë gjendem në shtëpinë Tënde dhe nga askush nuk kam kërkuar, a do të më kthesh me duarbosh asnjëri prej të cilëve nuk ka kërkuar ndonjë gjë, ju doni mua Ju kthehem duarbosh.” Ai vazhdoi më tutje: “O biri im, pasha Allahun, më dërgoi tre herë më shumë se sa që kërkova…!”

Vëllezër dhe motra, kushdo që mbështetet te Allahu, Ai do të jetë i mjaftueshëm. Kushdo që i drejtohet Allahut, Ai do ta ndihmojë. Kushdo që brengën e tij ia beson Allahut, Allahu do ta t’ia zgjidh atë. Kurrë mos harroni se Allahu është në gjendje t’i përmbushë të gjitha nevojat tona, vetëm duhet që të jemi të sinqertë dhe të bindur dhe vazhdimisht të trokasin në derën e Tij, sepse Ai kurrë nuk do të na zhgënjejë.

„Kur besimtarët e Mi të pyesin për Mua, (thuaju): Unë jam afër, i përgjigjem lutjeve të lutësit, kur ai t’më lutet Mua. (el- Bekare, 186).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here