Kush i ha shtate hurma (axhva) ne mengjes, ate dite ai as nuk do te vuaje nga helmi, as nga magjia

0
318

Transmetohet nga Sa’d bin Ebi Vekkasi radiallahu anhu, se i Derguari i Allahut,
salallahu alejhi ue selem, ka thene: “Kush i ha shtate hurma (axhva) ne mengjes,
ate dite ai as nuk do te vuaje nga helmi, as nga magjia”. (Transmetojne Buhariu 10/203
dhe Muslimi 2047)

Transmetohet nga Xhabiri dhe Ebu Seidi, Allahu qofte i kenaqur prej tyre, se i Derguari
i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thene: ”Hurmat jane fruta, fara e te cilave
vjen nga Xhenneti.
Ato jane antidot (kunderhelm) kunder helmimit, burim i pasur per rritjen e sasise se
spermes, ndersa pirja e ujit te hurmave medinase te konservuara largon magjine e
shkaktuar nga syri i keq.” (Transmetojne Tirmidhiu 2067 dhe Ahmedi 3/78)

Hurma axhva, quhen hurmet e thata.

Ibn Athiri, (Allahu e meshirofte), ka thene: ”Hurmat axhva jane nje lloj i hurmave
me ngjyre te zeze.
Fillimisht ato i ka mbjelle i Derguari alejhi selam, me duart e veta ne Medine.”

Imam Kurtubiu, (Allahu e meshirofte), ka thene: ”Ate qe e kuptojme nga hadithet
eshte se vetem hurmat axhva te Medines e kane karakteristiken e mbrojtjes nga helmimi
dhe magjia.”
Megjithate, disa dijetare te tjere jane te mendimit se nese nuk mund te gjesh hurma
nga Medina, ha nga cfaredo lloj i hurmave qe gjen.

Shejh Bin Bazi, (Allahu e meshirofte), ka pasur mendimin se nje mbrojtje e tille
eshte e pergjithshme dhe shpresohet per cdo person qe hane ne mengjes shtate hurma,
pa e perkufizuar ate me hurmat e Medines.”

edhe nje fjale te Hatabiut, i cili transmetohet te kete thene:
”Fuqia e sherimit te axhves kunder helmit dhe sihrit eshte rezultat i duase se
Pejgamberit salallahu alejhi ue selem, e jo pse kjo hurme e ka ndonje vecanti.”
(”Fet’hul Bari” 250/10.)

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here