KUSH ËSHTË ALLAHU ?

0
235

Kush eshte Allahu..?
Ai (All-llahu) ka nen kontroll ceshtjet e të gjitha mbretërive. Ai urdheron dhe ndalon, krijon dhe furnizon, jep vdekje dhe jep jete. Ai ngre dhe ul statusin e njerezve, alternon naten dhe diten, u jep njerezve dite (te mira dhe te keqija) dhe shkakton qe popujt te rriten apo te bien, ne menyre qe nje komb te zhduket dhe nje tjeter te linde.
Urdheri dhe vendimi i Tij kryhen ne qiejt dhe ne toke, mbi ta dhe nen ta, ne oqeane dhe ne ajer. Ai ka njohuri per te gjitha ceshtjet dhe njeh numrin e te gjitha gjerave.
Ai degjon te gjithe zerat, dhe nuk gabon nje per nje tjeter; Ai i degjon te gjithe, ne te gjitha gjuhet e ndryshme dhe me te gjitha kerkesat dhe lutjet e tyre. Asnje ze nuk e distancon ate nga degjimi i nje tjetri, Ai nuk i ngaterron kerkesat e tyre dhe Ai kurre nuk lodhet per te degjuar lutjet e atyre qe kane nevoje.
Ai sheh gjithçka, madje edhe ecjen e nje milingone te zeze ne nje shkemb te ngurte ne naten me te erret.
(Ai mbetet) Atij i drejtohet me lutje kush eshte ne qiej e ne toke dhe Ai ne çdo moment eshte i angazhuar ne çeshtje te reja (fale mekate, largon brengosje, jep jete, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk te tjera etj.). [El-Rahman 55:29].
Ai fal mekatet, lehteson shqetesimet, sheron dhimbjet, ndihmon ate qe i eshte bere padrejtesi, e ben te varferin te pasur, udhezon ate qe eshte i humbur dhe i hutuar, ploteson nevojat e te deshperuarve, ushqen te uriturit, vesh te zhveshurit, fsheh gabimet dhe qeteson friken. Ai ngre statusin e disa dhe ul statusin e te tjereve.
Edhe sikur te gjithe banoret e qiellit dhe te tokes, te paret dhe te fundit, nganjerezit dhe xhinet, te ishin po aq te devotshem sa me te devotshmit mes tyre, kjo nuk do te rriste sovranitetin e Tij ne asgje. Edhe sikur gjithe ata, te paret dhe te fundit prej tyre, prej njerezve dhe xhindeve, te ishin po aq kryenece sa me kryenecet mes tyre, kjo nuk do te ulte sovranitetin e Tij ne asgje.
Nese çdo gje ne qiell dhe ne toke, i pari dhe i fundit prej tyre, nga njerezit dhe xhinet, te gjalle a te vdekur, do te qendronin ne nje vend dhe do te kerkonin prej Tij, dhe Ai do t’u jepte gjithçka qe ata kerkuan , kjo nuk do te ulte nga ajo qe Ai ka as edhe sa nje peshe atomi.
Ai eshte i pari, para te Cilit nuk ka asgje dhe i fundit, pas te Cilit nuk ka asgje, eshte i madheruar dhe i lartesuar. Ai eshte me meritori per t’u permendur, me meritori per t’u adhuruar dhe me meritori per t’u falenderuar.
Ai eshte me i Meshirshmi i mbreterve, me Bujari i atyre qe u kerkohet. Ai eshte Mbreti qe nuk ka asnje partner apo shok, Ai nuk ka rival, i Vete-mjaftueshem, i Cili nuk ka djale dhe nuk ka asnje te ngjashem me Te. Çdo gje do te humbase pervec fytyres se Tij dhe gjithçka do te zhduket pervec pushtetit te Tij.
Atij nuk do t’i binden pervec me lejen e Tij dhe Atij nuk do t’i kundershtohen pervec me dijen e Tij.
Atij qe eshte i bindur, Ai ja rrit vlerat e tij dhe per ate qe nuk i eshte bindur, ai dhe fal. Çdo ndeshkim nga ana e Tij eshte drejtesi, dhe çdo bekim nga Ai eshte favor. Ai eshte me i afert i deshmitareve dhe me i aferti i mbrojtesve.
Ai i mberthen njerezit per baluket e tyre, regjistron veprat e tyre dhe cakton kohen per te gjitha gjerat. Zemrat nuk i fshehin asgje sepse sekretet i njihen Atij. Dhurata e Tij eshte nje fjale dhe denimi i Tij eshte nje fjale: Vertet, Komanda e Tij, kur Ai ka ndermend nje gje, eshte vetem se Ai i thote asaj, Behu dhe ajo behet.
Ibn el-Kajjim

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here