KUJDES SE SI PO I KËSHILLON TË TJERËT ME FJALË!?

0
218

KUJDES SE SI PO I KËSHILLON TË TJERËT ME FJALË!?

Kur e këshillon dikë për diçka, dhe këshilla jote ka bërë përsonin që të ndjehet mirë, dije se me të vërtetë e ke këshilluar. Por kur ti e këshillon dikë, dhe e bënë që ai të ikën prej teje, dije se e ke trembur atë dhe nuk e ke këshilluar por me kritikën tënde e ke poshtëruar!
Këshilla nuk është vetëm të citosh fjalë të thata, por ajo e ka edhe urtësinë e saj e cila është mënyra më e mirë për t’ia fituar zemrën të tjerëve me atë këshillë. Prandaj kur këshillon dikë, këshilloje mençur. Mos të jetë qëllimi ytë sa për ta larë gojen, sa për ta përmbushur dispozitën parimore ose sa për t’i treguar atij se nuk di asgjë! Le të jetë qëllim i këshillës tënde zbutja e zemrave dhe nxitja e vullnetit dhe dëshirës për të përmirësuar dhe ndryshuar, dhe jo largimi dhe urrejtja ndaj teje. E nëse kjo e fundit të ndodhë, një shumicë të fajit e bartë ti, nga pakujdesia jote në të këshilluar!
Mbaje në mend, këshilla është ART në vete, dhe jo çdokush është i denjë për të këshilluar njerëzit!

Yll Avdijaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here