Kolonializmi britanik dhe Darvinizmi

0
534

Kolonisti anglez Tomas Maltus 1798 nxorri teorinë rreth pasojave të rritjes së popullsisë. Në këtë teori ai tha: “Popullsia rritet në progresin gjeometrik (2, 4, 8, 16, 32, etj) ndërsa ushqimi rritet në progresin aritmetik (2, 4, 6, 8, 10, etj.).” Në këtë mënyrë vjen në shprehje disharmonia në mes të numrit të popullsisë dhe të mirave materiale. Në atë mënyrë ai propozoi kufizimin e natalitetit (lindshmërisë) dhe atë vetëm të klasës sociale dhe klasës punëtore. Dhe me këtë teori anglezët kanë shkaktuar luftra dhe kanë përdorur metoda të llojllojshme për të zvogluar numrin e popullsisë. Dhe i shfrytëzonin resurset (burimet) kolonialiste. Edhe sot e kësaj dite SHBA dhe Anglia rezervat e tyre natyrore nuk i shfrytëzojnë sepse ia marrin vendeve të tjera dhe resurset e veta i ruajnë për kohët e ardhme.

Në ditët e sotme teoria e Maltusit nuk pranohet sepse ka pasur për qëllim mbytjen e njerëzve dhe shkaktimin e luftrave. Por teoricentët modernë dhe demokratë kanë propozuar teorinë Neomaltusianiste e cila praktikohet sot me të madhe në tërë botën. Ata propozuan se kufizimi i natalitetit të bëhet në këtë mënyrë: Përmes mjeteve kontraceptive  dhe duke e barazuar gjininë mashkullore me atë femërore d.m.th., me i barazuar të drejtat e femrës dhe të mashkullit si dhe gjërat tjera që janë në kundërshtim me dinin e All-llahut s.v.t. gjë që këtë, ata e kanë arritur deri diku dhe po e bëjnë, veq inshallah tek ne kjo nuk ndodh se në një hadith të Pejgamberit s.a.v.s ku ka thënë :“Martohuni me ato gra që lindin shumë se unë do te mburrem me numrin e madh diten e gjykimit”.

Siç thamë edhe më parë se si i kanë plaqkitur edhe vendet tjera. Të gjitha burimet natyrore dhe njerëzore që shtrihen nga India deri në Amerikën Latine shfrytëzoheshin nga perandoria Britanike. Njeriu i bardhë po plaqkitë botën për interesat e veta. Në këtë kohë kolonitë kanë qenë jo vetëm nga Anglia por edhe nga Spanja, Portugalia, Franca, Holanda etj., në këtë kohë janë quajtur “ethet për koloni”

Kështu Spanjollët vazhduan me ekspeditat e tyre për në Indi, por për problemet që i patën me Portugalinë ajo filloj rrugën nga ana perëndimore për në Indi. Këto ekspedita i  mori Kristofor Kolombo.

Kristofor Kolombo ishte i pari i cili e zbuloi Amerikën dhe i pari që e ndezi një masakër të madhe  në shek. XV-XVI dhe ai pohoi se ata njerëz që ishin vendas kishin tiparet e kafshëve d.m.th., Indianet e Amerikës (Këta nuk ishin Indian por vendas të Amerikës por Kristofor Kolombo mendoi se ishte në Indi dhe mu për këtë u quajtën Indianët e Amerikës).

Pushtuesit spanjoll e panë politikën e Kolombos dhe e ndjeken atë. Masakrat e bëra arriten përmasa të pabesueshme. Si shembull: Porosia e një ishulli numronte 200.000 banorë kur arriti për herë të parë Kolombo, 20 vjet më vonë kishin mbetur 50.000 banorë. Ndërsa në vitin 1590 vetëm 1000 banorë kjo ishte çka bëri Kolombo.

Në një libër të gjeografisë të vitit të parë për një kolonist thoshte kështu: Popujt Meksikan e kanë patur një fe të keqe dhe ndërtonin tempujt deri në tetëdhjetë metra lartësi dhe i mbysnin njerëzit, ua nxjerrnin zemrat dhe i hudhnin në zjarr ndërsa me gjymtyrët e tyre bënin gosti sepse nuk kishin kafshë tjera përpos qenit. Kolonisti spanjoll Kortesi me shkuarjen e tij te ky popull shfrytëzoi “zgjuarsinë e tij”, e fiset e këtij vendi e pranuan sepse nuk ju pëlqenin këto flijime dhe kështu ai e merr pushtetin.

Por në realitet është kështu:  Kortesi shkeli për herë të parë në Meksikë në Shkurt 1590 e gjithë popullsia vendase numëronte 25 milion banorë, por në vitin 1605 kjo shifër ra në një milion. Kjo është ajo e vërteta për Kortesin që e shpalli Meksikën “Spanja e re”, kurse veten guvernator (1522-1528).Dhe kishte pushtet de facto në tërë Amerikën qendrore por kishte ambicie ta nënshtroi tërë Amerikën dhe ta bëjë një perandori të madhe .

Në ishullin e Hispanjollës, popullsia kishte qenë 7-8 milion me 1492, ra në 4 milion në vitin 1496 dhe vetëm në 125 vetë ra në vitin 1570. Sipas shifrave të historianëve, në më pak se një shekull pasi Kolombo shkeli për herë të parë në kontinent, 95 milion vendas u masakruan prej koloniziatorëve. Kur Kolombo zbuloi Amerikën 30 milion vendas popullonin kontinentin. Si rrezulltat i masakrave që nga ajo kohë e deri tani kanë mbetur më pak se 2 milion vendas (duke pasur parasysh edhe natalitetin në atë vend). Arsye që këto masakra te pamëshirshme në këtë numër kaq të madh ishte fakti se popullsia Indogjene (vendase) nuk konsiderohej qenie njerëzore por kafshë.Por këto pretendime të koloniziatorëve nuk fituan shumë përkrahës. Në atë kohë në Europë, fakti që të gjithë njerëzit ishin të barabartë nga Zoti dhe se të gjithë rrjedhin nga një paraardhës, Adami, ishte pranuar kaq gjerësisht sa që kisha katolike kundërshtonte në veçanti këto vrasje dhe këto pushtimë plaqkitëse. Një nga shembujt më të njohur për këtë eshtë përgjigjja e dhënë nga ipeshkvi i Kjapasë, Bartolome de las Kasas, i cili mbërriti në botën e re së bashku me Kolombon dhe deklaroi se vendasit ishin “qenie njerëzore”, si përgjigjje ndaj pretendimit të koloniziatorëvë që pretendonin se vendasit ishin një “lloj kafshe”.

Në vitin 1537 Papa Pali III mallkoi trajtimin shtazarak që i bënin vendasve të Amerikës dhe këtu kisha ra në kundërshtim me filozofinë materialiste. Dhe si reagim ndaj kishes filozofët materialist filluan te mohojn Zotin fuqiplotë.

Me lindjen e filozofisë Materialisto-Darviniste në shekullin e XIX, racizmi u fuqizua dhe më shumë dhe u mbështet nga Imperialistët europian dhe idetë e këtyre filozofëve të dështuar përdoren edhe sot nëpër universitetet, shkolla e institucione tjera arsimore eedukative dhe këto”ide” të këtyre filozofëve kanë lidhshmëri me “idetë” e  Charles Darwinit i cili deklaroi se gjatë gjithë evolucionit ka pasur “raca superiore” si “raca e bardhë” dhe se shtypja e të tjerëve nga të bardhët ishte ligj i natyrës.

Përkrahja e këtyre “ideve” edhe nga diktatori i shek. XX Adolf Hitler

Nacizmi lindi në atmosferën katolike të Gjermanisë si parti fashiste nacionaliste në krye me Adolf Hitlerin, para zgjedhjeve presidenciale ne Gjermani ishte kriza ekonomike mbi 6 milionë njerëz te papunë, propaganda naciste premtonte se po të fitonin nacistët do te zhduknin papunsinë, do te rritnin pagat dhe do te forconin rendin. Në zgjedhjet presidenciale të 13 marsit 1932 Hidenburgu kishte 49.6%, Hitleri 39.1%, Telmani (komunist) 13.2%, Dursterberg (nacionalist) 6.8%, e zgjedhësve. Partia Nacional-socialiste ishte plotësisht përkrahse e nacizmit. Përballë një gjendje ekonomike e politike të acaruar, në janar të vitit 1933, presidenti, Hidenburgu, ngarkoi Adolf Hitlerin me detyren e kryeministrit (kancelarit) të Gjermanisë. Ai me marrjen e postit filoji t’i realizonte qëllimet e veta raciste, ai eleminoi të gjitha partitë tjera dhe e forcoi shërbimin sekret, eleminoi kundërshtarët e tij në parti dhe krijoi kampet e përqëndrimit.

Ai ishte një ateist dhe ishte në kundershtim me fenë, sepse nuk i pëlqente mëshira, dhimbja etj., parime këto që i kanë të gjitha fetë. Hitleri besonte se raca ariane, element bazë i kombit gjerman ishte më superiore ndaj racave tjera dhe duhej te sundonte mbi racat tjera. Përkrahës për këtë e kishte edhe këshilltarin e tij Heinrich Von Treischke, ky ishte historian racist i ndikuar nga pikëpamjet dhe teoria e evulocionit dhe e racizmit të Charls Darwin-it.

Ashtu si Darwini, Hitleri u dha racave joevropiane statusin e majmunëve dhe tha: “Po të heqësh gjermanët nordikë, s`mbetet gjë tjeter përveç vallzimit të majmunëve” në mitingun e partisë së tij në vitin 1933 në Nuremberg.

Hitleri për shtimin e popullsisë thotë: “Shteti ka për detyrë të shpallë të papërshtatshëm prodhimin e cilit do që duket qartë se është i sëmurë apo jo i shëndoshë gjenetikisht. Ndalimi i riprodhimit të personave me të metatrupore dhe mendore për një kohë 600 vjeçare do të çonte në përmisimin e shëndetit të njeriut”.

Klubi Kulturor

Përgatitën studentët e historisë