Kjo eshte per tu medituar e studiar – Profeti Muhamed dhe Kur’ani

0
209

Profeti Muhamed (alejhiselam) dhe Kur’ani
Nese dikush mendon qe Kur’ani eshte produkt i mendjes se njeriut, atehere do te pritej qe ky liber te reflektonte dicka nga ajo qe ndodh ne mendjen e atij qe e “kompozoi” ate. Ne fakt disa libra te ndryshem dhe enciklopedi shkruajne qe Kur’ani eshte produkt i alucinacioneve qe Muhamedi kishte. Nese kjo eshte e vertete – nese Kur’ani vertete eshte pjelle e disa problemeve psikologjike ne mendjen e Muhamedit – atehere evidencat per kete do te shfaqeshin te qarta ne Kur’an. A ekziston ndonje evidence e tille? Megjithate perpara se te vertetojme nese ekziston ndonje evidence e tille apo jo, me pare duhet te identifikojme cfare duhet te kete ndodhur ne mendjen e tij ne ate kohe, dhe me pas te kerkojme keto mendime dhe reflektime ne Kur’an.

Eshte e ditur qe Muhamedi (alejhiselam) pati nje jete te veshtire. Te gjitha vajzat e tij nderruan jete pervec njeres. Ai gjithashtu kishte nje grua lidhjen me te cilen ai e kishte shume per zemer dhe e konsideronte shume te rendesishme. Edhe ajo nderroi jete bile ne nje periudhe shume kritike te jetes se tij. Faktikisht, ajo duhet te kete qene nje grua e forte sepse kur atij ju shpall revelimi i pare, ai i frikesuar shkoi pikerisht tek ajo. Sigurisht, edhe ne ditet e sotme do te ishte shume e vershtire te gjeje nje Arab qe do te thoshte “isha aq i frikesuar, saqe vrapova ne shtepi per te gruaja ime”. Kjo ndodh sepse ajo eshte natyra e tyre. Megjithate, Muhamedi (alejhiselam) duhet te jete ndier shume komfort me gruan e tij perderisa ai e beri kete. Kjo tregon qarte sa e forte dhe sa influence ajo grua kishte. Megjithese keto shembuj jane vetem disa nga subjektet qe do te kene qene ne mendjen e Muhamedit ne ate kohe, ato do te mjaftonin per te mbeshtetur piken time.

Kur’ani nuk permend asnje nga keto gjera – as vdekjen e femijeve, as vdekjen e gruas dhe shoqes me te dashur, as friken nga shpallja e pjeses se pare te revelates, te cilen ai aq bukur e ndau me gruan e tij – asgje; dhe keto ndodhi duhet ta kene vrare ate, shqetesuar ate, dhe shkaktuar dhembje dhe hidherim gjate jetes se tij. Ne te vertete, nese Kur’ani do te ishte nje produkt i refleksionit te tij psikologjik, atehere keto subjekte, ashtu sikurse dhe shume te tjera, do te ishin te qarta apo te pakten do te ishin permendur ne Kur’an.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here